Greqia nuk e mposht dot Ukrainën, Rusia fiton ngushtësisht me Slloveninë
Autori i Lajmit: Redaksia
Greqia nuk e mposht dot Ukrainën
Athinë - Greqia nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në fushën e vet në ndeshjen e parë të play-off-it kundër Ukrainës. Greqia dhe Ukraina u ndeshen të shtunën mbrëma për ta zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese, për një vend në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit rezultati ishte po ai i fillimit të ndeshjes. Ky rezultat nuk është i favorshëm për helenët të cilët do të jenë miq të ukrainasve, të cilët në fushën e vet janë shumë më të fortë.
Rusia fiton ngushtësisht me Slloveninë
Moskë - Rusia ka arritur të fitojë 2-1 përballë Sllovenisë në ndeshjen e parë të Play-off-it për një vend që çon në Afrikën e Jugut. Ndeshja e zhvilluar në Luzhniki Stadium i takoi përfaqësueses vendase, e cila nuk arriti ta hiptekonte kualifkikimin që në ndeshjen e parë. Diniyar Bilyaletdinov kaloi rusët në epërsi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (40), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (52). Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Nejc Pecnik shënoi për Slloveninë, për të mbajtur gjallë shpresat e përfaqësueses së tij për përmbysjen e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit.
Brazili mposht minimalisht Anglinë
Doha – Kombëtarja angleze e Fabio Capellos ka treguar një paraqitje të dobët duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Brazili në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit. Pas një pjese të parë pa gola, rezultatin e ndryshoi Nilmar me të filluar pjesa e dytë, që ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Brazili pati edhe një rast tjetër për shënim, kur Nilmar u ndalua në zonën e rreptësisë nga portieri Ben Foster, por Luis Fabianon nuk ishte i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009