Kosova e pavarur sot voton për herë të parë
Autori i Lajmit: Redaksia
Prishtinë - Sot Kosova voton. Pas përfundimit të heshtjes parazgjedhore dhe partitë politike kanë përfunduar me tubimet e tyre, sot mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor, të cilat janë vlerësuar tepër të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Gjatë fushatës për pushtetin lokal, subjektet politike premtuan se do të zhvillojnë komunat e Kosovës, duke realizuar projekte për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe projekte tjera që do të ndikojnë direkt në ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rreth 40 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës. Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në këto zgjedhjet dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm në zonat e banuara prej tyre. Por, udhëheqësit e serbëve të Kosovës janë të ndarë në qëndrimet e tyre. Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është vlerësuar se është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike. Policia e Kosovës njoftoi se në ditën e zgjedhjeve komunale, më 15 nëntor, do të angazhohen më shumë se 5 mijë policë, në mënyrë që të sigurohet një proces normal dhe zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët. Policia thotë se është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet. Presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do tu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm. "Dua tju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate", - thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu. Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit - sipas kreut të Shtetit - janë një test i madh i demokracisë për të gjithë, "ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do tju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm". Mosdalja në zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, automatikisht na e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat tona, andaj ai i ftoi qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe me anë të votës së lirë të japin kontribut të drejtpërdrejtë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes në komunën e tyre.
Kosovë: 5000 policë sigurojnë zgjedhjet
Mbi 5.000 policë do të jenë në krye të detyrës gjatë ditës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, në prag të votimeve të sotme tha se trupat e KFOR-it kanë çmontuar një granatë dore në afërsi të zyrave në Mitrovicë të një prej partive politike në opozitë. Votimet e nesërme janë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurtin e vitit 2008. Policia thotë se është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet.
Nëntë entitete për të marrë 50% plus një votë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 15 nëntorit dhe pret që procesi të zhvillohet normalisht. Po ashtu është konfirmuar se edhe procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër 36 komuna është bërë në mënyrë të sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem, ndërsa në këtë proces është angazhuar maksimalisht edhe Policia e Kosovës. Kësaj radhe zgjedhjet për kryetarë të komunave mbahen me lista të hapura dhe votuesi ka mundësinë të zgjedhë vetëm një kandidat. Në bazë të sistemit zgjedhor të votimit për kryetarë të komunave, në rrethin e parë fiton kandidati që ka fituar 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Në zgjedhjet e sotme, do të jenë të hapura 746 qendra votimi dhe 2.256 vendvotime dhe qytetarët do të mund të votojnë nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 19.00 në mbrëmje. Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë 74 subjekte politike të certifikuara nga KQZ-ja më 30 shtator, prej tyre 37 janë parti politike, 19 janë iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe dy koalicione. Subjektet politike sipas entitetit janë 34 shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, 2 ashkali, 2 malazeze, 1 egjiptiane, 1 gorane dhe 1 rome. Numri i kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhje është gjithsej 6,787, ndërsa prej tyre 205 kandidatë garojnë për kryetarë komune dhe 6,582 kandidatë për kuvende komunale. Në këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë gjithsej 1,563,741 qytetarë të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009