NË KRAH MERO BAZES
Autori i Lajmit: Nga Salih Kabashi
Mero Baze është një ndër gazetarët më të njohur në Shqipëri. Për vite me radhë i kishte ndenjur pranë dhe kishte shërbyer Sali Berishën dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë. Jo rrallë nuk kishte ngurruar të përdorte edhe mjete shumë të dyshimta dhe të palejueshme profesionale në goditjen e kundërshtarëve të regjimit të Berishës si president dhe të Berishës si shef të opozitës. Shumë shpesh është implikuar edhe në çështjet e Kosovës, duke goditur gjoja majtistë-enveristët e saj, të cilët ai i «identifikonte dhe i gjente» në figurat më markante të inteligjencies kosovare, të cilat, nga ana e tyre shpreheshin me dyshim në bërjen politikë demokratike dhe kombëtare nga ana e Sali Berishës. Ai në një kohë duke u keqinformuar, por me gjasë edhe duke kryer detyra që i shtronte lidershipi i PD-së, pat hedhur dyshime monstruoze edhe mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës qysh në shfaqjet e saj të para embrionale dhe gjatë luftës në Kosovë, një kohë edhe pas saj.
Shkëputja dhe ndarja e tij e papritur nga Sali Berisha ka habitur shumë opinionin shqiptar. Ai sot edhe pa ndonjë deklarim formal ka kaluar në radhët e atyre që janë kundërshtarë të hershëm të kryeministrit të tashëm shqiptar, nga të cilët ka mbështetjen më të madhe. Ndarja atij i ka ndihmuar që të bëjë një gazetari investigative. Ushtari i dikurshëm Mero që vlente sa shtatë “divizione” veriore mbështetëse të Sali Berishës, PD-ja e lideri i saj saora u shpall armik e tradhtar. Prandaj u godit me mjete krejtësisht të papastra shtetërore në punën e tij si drejtor i gazetës «Tema» dhe si gazetar në zë, i cili duke e njohur për një kohë të gjatë nga brenda qeverimin e Sali Berishës, po i nxirrte faqe botës, si askush tjetër, krejt të palarat e qeverisë dhe të biznesit sipas tij të dyshimtë të lidhur me PD-në dhe Familjen e Sali Berishës.
Shkrimet e Mero Bazes duke mos mundur të kundërshtohen, janë ndëshkuar jo vetëm me mbylljen e hapësirave të gazetës së tij, por edhe me atak me mjete shpërthyese të veturës së tij. Ai edhe në kohën e qeverisë socialiste ishte goditur fizikisht, ndërsa kësaj radhe ai u sulmua dhe u dhunua nga njëri prej biznismenëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe njerëzit më të afërm të Familjes Berisha, z. Rezar Taçi dhe nga dy a më shumë truprojat e tij, në një vend publik ku ai ishte për kafe me dy kolegë gazetarë.
Kjo goditje nga shumica e komunitetit të gazetarëve shqiptarë u konsiderua atak mbi fjalën e lirë dhe mbi shtypin hulumtues. Këtë e kanë dënuar edhe asociacione ndërkombëtare të gazetarëve. Nga Kosova, ndërkohë, nuk pati asnjë reagim, me gjasë pasi shtypi e media kosovare duket sikur të kishte lidhur «besë» dhe nuk mund ta «tradhtonte» Sali Berishën dhe gjithshka që është e afërt me të. Duhet përmendur se para pak kohësh Sali Berisha ishte për vizitë në Kosovë dhe ai u stërngarkua me medalje e tituj si të kishte qenë ndonjëri nga ata farë mareshalët sovjetikë pas betejës me gjermanët nazistë në Stalingrad... Berisha u shpall hero i gjallë edhe i Kosovës, pasiqë ashtu e donte (edhe) interesi jo vetëm i politikës po edhe i medias kosovare. Këta të fundit bëjnë sikur nuk e kanë të ditur se nga asociacione botërore gazetarësh, edhe në vitin 1996, Sali Berisha ishte shpallur armik i shtypit të lirë.
Revista «Republika», në rastin e sulmit fizik mbi Mero Bazen, rreshtohet krahas të gjithë atyre që luftojnë për lirinë e shtypit, për fjalën e lirë dhe kundër cilitdo regjim që në mënyrë millosheviqiane-putiniane pengon, kërcënon, sulmon dhe rrah gazetarë kurajozë. Ajo don të harrojë, me këtë rast, lajthitjet e djeshme morale-profesionale të Mero Bazes, duke qëndruar fuqishëm në krah të guximit dhe përpjekjeve të tij në demaskimin veprimeve autokratike e kriminale pushtetore.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009