Panairi i Librit Titujt më të rinj në stendat e librit
Autori i Lajmit: Gerilina Kodheli
Takimet me letërsinë, autorët dhe titujt e rinj kanë vijuar edhe dje në Panairin e Librit Tirana 2009. Autorë shqiptarë, por edhe përkthyesit e titujve të huaj kanë promovuar dje titujt më të rinj në letërsi. Në këtë edicion, Panairi “Tirana 2009” bashkon këtë vit më shumë vepra të botuara nga shtëpi e ente botuese, si dhe autorë nga vendi e jashtë kufijve. Në këtë organizim marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese, agjenci shpërndarjeje libri, studio grafike e diskografike, institucione, organizata e subjekte të tjera që kanë si objekt kryesor punë me librin dhe botimin. Rreth 40.000 tituj librash ekspozohen në stendat e këtij panairi, ndërsa mësohet se 1200 prej tyre janë tituj të rinj në letërsi. Lexuesit mund të gjejnë më shumë se 300 autorë në këtë ekspozim arti. Sot edhe nesër janë dy ditët e ekspozimit të plotë e të gjithanshëm të botimeve shqiptare para publikut të kryeqytetit dhe jo vetëm. Takimet tradicionale midis autorëve, botuesve dhe lexuesve, ditët e përurimit dhe promocionit të librave të rinj, ditët e mbledhjes rreth tryezave të debatit për problemet e librit dhe rritjen e nivelit të të lexuarit janë në fokusin e këtij eventi tema me rëndësi për të ardhmen e kulturës së librit në vendin tonë. Qëllimi kryesor i organizimit të kësaj veprimtarie, ashtu si çdo vit tjetër mbetet ekspozimi dhe bërja publike në mënyrë sa më të gjerë të botimeve shqiptare, kryesisht atyre të kohëve të fundit.
Agron Tufa
Tenxherja
Pas disa vëllimeve me poezi dhe romaneve “Dueli”, “Fabula rasa” dhe “Mërkuna e zezë”, - romani “Tenxherja” i shkrimtarit Agron Tufa, sjell para lexuesit një rrëfim të zhveshur e intim të kohës së diktaturës, mbi dënimin e një të riu 18-vjeçar, i biri i një ish-të dënuari politik. Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave. Megjithëse konfrontimi me drejtësinë totalitare, vjen, në dukje, i rastësishëm, ai është i paracaktuar të ndodhë. Shkas bëhet një send i rëndomtë, një tenxhere, e cila i gjendet personazhit në një kontroll “rutinor” të policisë. Është tenxherja e një të pushkatuari në revoltën e Spaçit, të cilën e ka sjellë nga burgu i ati, por e cila “vlon” në heshtje nga historitë e përgjakshme të burgjeve shqiptare. Kjo tenxhere bëhet emblemë e procesit të sajuar gjyqësor, e alibive të fajësisë dhe zbrazet në “pjatën” e fatit personal të heroit me gjithë “gjellën” e hidhur të historive kolektive. Romanin e përshkon lirizmi i zymtë, gjoja realist, paradoksi dhe humori i zi, por shuma e këtij realizmi na shpie pahetueshëm në një botë ku mbretëron gjithkund absurditeti, ëndrra e keqe, të cilën e shohim me sy të hapur nga tmerri. Rituali protokollar i procesit, nën retorikën patetike zyrtare të “demaskimit” të armikut, i ngjan gjithnjë e më tepër ritualit të sekteve staniste gjatë kryqëzimit të flisë.
Luljeta Progni
Trashëgimtarët - studim, politologji
Luljeta Progni paraqet këtë libër mbi ecurinë e një formacioni shumë të rëndësishëm politik shqiptar, atë të partisë socialiste. Lexuesi do të gjejë aty kallëzime që me siguri i dëgjon dhe lexon për herë të parë, rrëfime jo vetëm mbi fasadën, por edhe kulisat, që autorja i ka mbledhur, qëmtuar dhe paraqitur me kujdesin e një dore delikate…Mbi të gjitha, ajo ka arritur që për herë të parë në studimet shqiptare të shkëpusë disa intervista të rëndësishme të njerëzve që e themeluan atë parti, ashtu sikurse ditën, me të mirat dhe të këqijat e çdo akti historik themelues. Themeluesit pra shoqërohen përherë me aktin e ndalimit. Ka ndalesa, të pathëna, të pathënëshme, për origjinat e gjithçkaje në botë. Këtë vështirësi madhore, pothuajse të pakapërcyeshme, ky libër e përball me dinjitet…Më në fund aktorë të rëndësishëm të themelimit të Partisë Socialiste kanë folur më shumë se më parë. Për meritë të autores, së pari, e cila ka shpallur kompetencat e saj shumë të mira si gazetare, por edhe si studiuese e re… Por, edhe se një pjesë e tyre siç duket janë mërzitur ndopak duke parë individë që pa pasur asnjë rol në procesin që përshkruhet e ndriçohet këtu rrëfejnë paksa rrejshëm ndodhira të paqena. Kapje e vendit bosh, por edhe dëshirë për vendin bosh. Ky është sindromi i trashëgimtarit.
Eugenio Montale
Në kohën tonë - eseistikë
Përktheu Ilirjana Stringa
Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që ska qëllim tjetër pos kthjelltësisë. Meqë për Montale-n ky është misioni i poetit: ta kundrojë qenien nga larg, me dashuri e çinteresim. Eugenio Montale ka qenë - njëherësh e me dashuri të barabartë - poet, përkthyes, kritik letrar dhe muzikor. Pas një jete plot tituj e vlerësime, në 10 dhjetor 1975, në Stokholm, mbreti i Suedisë i dorëzon Montale-s Çmimin Nobel për letërsinë. Mes të tjerash, poeti asokohe 79-vjeçar tha: " (...) ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi, një produkt absolutisht i padobishëm, por pothuaj asnjëherë i dëmshëm. Çka përbën një ndër titujt e saj të fisnikërisë, por jo të vetmin, meqenëse poezia është një prodhimtari apo një sëmundje absolutisht e pashërueshme. Ndodhem këtu ngaqë kam shkruar poezi: gjashtë vëllime, përveç përkthimeve dhe eseve të panumërta. Thonë që kjo është një prodhimtari e paktë, ndoshta duke supozuar që poeti është prodhues mallrash, që makinat duhen shfrytëzuar në maksimum. Po për fat të mirë, poezia nuk është mall.(...)”. Sonetet e përkthyera nga Shakespeare, poezitë dhe lirikat nga Blake, E. Dickinson, Th. Hardy, Yeats, Pound, Eliot etj., janë fryte të një praktike përkthimi që e afron poetin italian me Poradecin tonë: të huajt rilindin mes fletëve të "Quaderno di traduzioni" (1948) në një italishte pa të dytë...
Besnik Mustafaj
Midis krimeve dhe mirazheve/ Barra e shenjtë/ Fletorja
Rezervat
Autori na tregon se; ky është botimi i plotë i esesë time “Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipëria”, shkruar në periudhën maj-dhjetor 1991 dhe botuar së pari në përkthimin frëngjisht tek Actes Sud në mars 1992. Ndërkohë që punoja, në shtator 1991, kam botuar në Zërin e Rinisë, me vazhdime, kapitullin “Kambanat e papritura të 8 dhjetorit” me titullin e përkohshëm “Piedestalet e zbrazura”. Katër vjet më vonë, në qershor 1995, gazeta “Aleanca” më kërkoi diçka nga ky libër, asokohe ende i botuar vetëm në gjuhë të huaja, në frëngjisht dhe italisht, dhe i dhashë kapitullin “Fillimi i fikjes së yllit”, që gjithashtu u botua me vazhdime. Ky është botimi i plotë për lexuesin shqiptar. Aty përfshihet edhe kapitulli “Ura mbi det”, shkruar në dhjetor 1992 - janar 1993 me kërkesën e botuesit tim italian Garzanti, i cili nga botimi francez la jashtë përkthimit të tij kapitullin “Edhe ne si gjithë Evropa”. Po ashtu përfshihet edhe kapitulli shtesë “Marramendja”, shkruar në maj 1997 me porosi të botuesit tim gjerman Frankfurter Verlagsansanstalt, i cili e vuri librin në qarkullim në tetor të po atij viti. Historia e Shqipërisë, keq a mirë, ka ecur gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Bashkë me të kanë ndryshuar edhe protagonistët e këtij libri. Ata kanë ndërtuar itinerare politike të paparashikuara ndoshta as nga ata vetë në pikën e nisjes tonë të përbashkët.
Bujar Leskaj
Brenda dhe jashtë Parlamentit
“Brenda dhe jashtë Parlamentit” titullohet libri i Bujar Leskaj, promovuar në Panairin Kombëtar të Librit që u hap në Tiranë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të jetës politike, intelektualë, botues, specialistë të librit etj. Ish ministri i MTKRS në vitet 2005-2007, dhe deputet i Vlorës në vitet 2005-2009, Bujar Leskaj ka sjell në dritë e botimit, diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat më së shumti i janë referuar temave politike të ditës, çështjeve të rëndëishme të reformave ekonomike dhe probleme të ndryshme social- kulturore. Në libër janë botuar gjithashtu shkrime intervista të autorit në cilësinë e deputetit të Vlorës dhe për veprimtarinë politike, kulturore në këtë qytet dhe në Kosovë, ku Leskaj ishte ideator i nismës shumë të rëndëishme Muaji kulturor Shqipëri –Kosovë. Ky është botimi i dytë i autorit, pas librit “Deputetët e Vlorës”, dal në treg po këtë vit.
Jovan Nikolaidis
Tespihet prej fosfori - eseistikë
Përktheu Janka Selimi
Pavarësisht se flet për situata, për shfaqje dhe personalitete mjaft konkrete nga e kaluara dhe e sotmja malazeze (pa anashkaluar forcat e reja të vyera dhe zërat ndryshe në skenën intelektuale) shkrimtari malazez, veprimtari shoqëror dhe intelektuali Jovan Nikolaidis në të vërtetë flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku tjetër... Në tekstet e tij “Nikolaidis diagnostikon sëmundjen e shoqërisë malazeze – izolimin, vetëmashtrimin, prirjen për harresë, falsifikimin dhe zbukurimin e rolit të vet në histori, atë mendjemadhësi të çuditshme, atë krenari dhe paturpësi të inkurajuar, në veçanti, me tallje dhe ligësi, me një cinizëm të pakultivuar. Duke u nisur nga këto, sipas Nikolaidisit, malazezët janë të barabartë me Zotin dhe e sodisin në mënyrë shterpe dhe imagjinare të kaluarën e tyre heroike. Autori përmend ata shembuj të ngurtësuar sjelljeje dhe arsyetimi të cilat kanë ngecur në fytin malazez dhe pengojnë kalimin e lirë të oksigjenit. Esetë e tij janë disi të ashpra, por në fakt janë një goditje shpëtimtare në kurriz të atij që ka mbetur pa frymë”.
Mira Meksi
E kuqja e demave
E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit. Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.
Faruk Myrtaj
Dritat e Italisë - tregime
Faruk Myrtaj lindi më 4 mars 1955, në Selenicë të Vlorës, ku përfundoi gjimnazin. U diplomua si inxhinier miniere në Universtitetin e Tiranës.Ka punuar në minierën e Selenicës dhe të Memaliajt dhe në disa gazeta të Tiranës. Prej fillimviteve 80, ka qenë i pranishëm në shtypin dhe letërsinë shqip. Më 3 Nëntor 2003 emigroi familiarisht për në Kanada. Prej vitit 2004 është anëtar i “The Ëriter Union of Canada ” dhe “PEN Canada”. Botime të tjera të autorit janë poezi: “Dielli i nëntokës","Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri"; tregime: "Njerëz që kam njohur", "Marrëveshje për të jetuar", "Nudo Zyrtare", "Njerëzit janë tepër", "Luftëtarët vriten në paqe", “Nudo Zyrtare” (ribotim), “Hijet e Virgjëreshave”, “Dritat e Italisë”; roman: “Qyteti i Ministrave”. Esse: "Përse druhemi nga nacionalizmi", “Markezë shqiptarë”, “Si e njoha Kanadanë nëpërmjet letërsisë”.
Andrea HILA
Baletmaestroja - tregime
Andrea Hila lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1960. Ai ka studiuar për matematikë-fizikë në Institutin “Luigj Gurakuqi”. Ka punuar si gazetar i radios gjermane Deutsche Ëelle. Andrea Hila është autori i disa botimeve në poezi dhe prozë. Libri i tij me tregime "Miq përjetë" është fitues i Çmimit “Libri i parë më i mirë në prozë”, dhënë nga Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Shkencës, në vitin 1996. Autori jeton me familjen në Kanada.
Eljan Tanini
Tregu i zeros - prozë e shkurtër
Seç ka një trishtim të madh në këtë libër mëse të bukur, mëse të vërtetë, mëse të guximshëm, mëse besnik me veten, mëse emancipues ! Çdo i ri duhet ta lexojë si një manifest kritike morale kundër një bote brezash që nuk kanë ditur të ndërtojnë ende një moral autentik dhe të shëndoshë, pa gënjeshtra. Seç ka një trishtim që ta komunikon në forma brutale! Një këshillë për lexuesin: Nëse është i ri, ta lexojë në fshehtësi këtë libër dhe ta përhapë te bashkëmoshatarët e tij. Nëse lexuesi është prind të përpiqet që ky libër të mos bjerë në dorë të fëmijëve të tij, ta gjejë, ta blejë dhe menjëherë ta hedhë në ndonjë përrua, ta djegë në një autodafe shtrigash dhe shtriganësh që ndezin zjarr të madh në ndonjë greminë të humbur.
Jeton Kelmendi
Koha kur të ketë kohë - poezi
Verbi poetik i Jeton Kelmendit është mjaft tronditës, se poeti na zbret nga lartësitë, ku nuk mungon imagjinata dhe ku njeriu konsiderohet shkëmb i një jete, që vlen të shpaloset dhe lexohen mesazhet.
Czeslaw Milosz
Qyteti pa emër
Përktheu Mazllum Saneja
Në poezinë e Çesllav Milloshit është i pakrahasueshëm dramatizmi dhe tragjika, që rrjedh nga antinomitë e saja të brendëshme: ndërmjet ndjenjës së detyrës ndaj shoqërisë, ndërmjet klerkizmit dhe angazhimit, ndërmjet ëndrrës mbi lumturinë dhe bindja që atë ëndërr duhet pridhur, ndërmjet dallgëve të fuqishme të ngashërimit, forca e së cilës ndihet në çdo varg të poetit dhe, bindja që këtë ngashërim duhet frenuar…
Abedin Preza, Ervin Preza
Fjalor Italisht-Shqip
E veçanta e Fjalorit të madh italisht – shqip, me autorë Abedin dhe Ervin Preza është fakti se ai është më i ploti, më i zgjeruari, më i larmishmi i hartuar gjer sot, që përmbledh plot 70.000 fjalë-tituj, mbi 1.000 fjalë dhe shprehje idiomatike të cilat kanë ardhur së bashku me kuptimet e tyre analoge, si dhe përmbi 150.000 shembuj ilustrues. Një epërsi tjetër e këtij Fjalori të madh italisht-shqip është edhe pasqyra e foljeve dhe lëvrimi i sinonimeve dhe vargjeve sinonimikë, cilësi këto që na bindin edhe një herë se kemi të bëjmë me të vërtetë me një vepër mjaft serioze. Metodologjia e përpiktë në hartimin e fjalorit, hulumtimi i thellë i shqipes, larmia e shembujve dhe lehtësia në përdorim, e përveçojnë këtë fjalor, duke kornizuar një punë vërtet të paçmuar të dy autorëve.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009