Reforma, në ikje edhe shefat e Komisariateve
Autori i Lajmit: Redaksia
Reforma e nisur me largimin e drejtorëve të policive në qarqe, e firmosur nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zbret dhe në nivele më të ulëta. Burime nga uniformat blu, kanë bërë të ditur, se ndryshimet do të fillojnë të bëhen në të gjithë komisariatet e policisë në vend, duke nisur nga kryeqyteti. Sipas tyre, ndryshimet do të bëhen me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë në vend dhe për specifika të ndryshme sipas rretheve.
Reforma brenda pak ditëve
Burimet thanë se, reforma pritet të nisë brenda pak ditësh në Tiranë, ku do të ndryshohen të gjashtë shefat e Komisariateve, si dhe ai i Rinasit. Prioriteti kryesor mësohet se do ti kushtohet kufirit, ku përveç drejtorive ekzistuese në Tiranë dhe rrethe, numri i tyre pritet të shtohet, pikërisht për të rritur sigurinë në vijën kufitare. Një nga kushtet kryesore të Bashkimit Evropian, që shqiptarët të lëvizin pa viza. Gjithashtu pritet dhe një riorganizim i Policisë Rrugore, e cila do të jetë një Drejtori e Përgjithshme më vete, që do të ketë në varësi disa zyra rajonale, në rangun e drejtorive. Sipas burimeve, organizimi i kësaj force policore bëhet me qëllim që problemet e shumta të dala në rrugë të minimizohen, kryesorja, të ulet në minimum numri i aksidenteve. Ndërkaq, reforma pret vetëm firmat e dy krerëve të dikastereve që të nisë udhën e saj. Transferimet dhe emërimet e djeshme janë cilësuar nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit, të kryera në kuadër të ristrukturimit të radhëve të uniformave blu. Siç ndodh gjithnjë në polici, me ardhjen e drejtorit të ri, Hysni Burgaj, ka pasur ndryshime rrënjësore, duke nisur fillimisht me drejtorët.
Pjesa e parë e reformës
Në vrullin e parë të reformës lëvizën 17 drejtorë drejtorish. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, u emërua zv/drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, deri tani drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Rasim Borishi, emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike. Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Drejtor i Qendrës së Formimit Policor. Drejtues i Parë Nazmi Kotarja, emërohet Drejtor i Qendrës së Formimit Policor, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtues i Parë Ali Elezi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009