E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014 shkon në Brazil

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi t'ia besojë Brazilit organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014. Brazili, që ka pritur kampionatin e vitit 1950, ishte vendi i vetëm kandidat, ndërsa "Selecao" është i vetmi formacion që ka marrë në të gjitha fazat finale (18) të Kupës së Botës, duke fituar pesë tituj kampionë. Brazili do të jetë kështu vendi i pestë në botë që organizon për herë të dytë një Botëror. Në Zyrih të Zvicrës ishte dhe presidenti i Brazilit, Lula.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›