E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico nje sfide globale

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në “Bernabeu” në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Një përballje në sytë e të paktën 500 milionë spektatorëve.

“El clasico” e parë e këtij viti pritet me shumë interes në mbarë botën, ndërsa shpresohet që Cristiano Ronaldo të jetë në fushë për duelin e zakonshëm me Lionel Messi, i cili fitoi për të katërtën herë radhazi “Topin e Artë”.

Barcelona do të drejtohet nga zv/trajneri Jordi Roura, pasi Vilanova ndodhet në Neë York për seancat e kimioterapisë.

“Pres që Reali të luajë si gjithmonë dhe nuk mendoj se do të jetë një sfidë ndryshe. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, ata do të jenë një kundërshtar shumë i fort”.

Përveç mugesave, Reali paraqitet në këtë ndeshje mes zërave për përplasje të forta brenda ekipit dhe bashkim të lojtarëve kundër trajnerit Mourinho.

“Nuk e di kush i thotë këto gjëra, por ne jemi të bashkuar. Nuk ka asnjë problem ndërmjet lojtarëve dhe trajnerit. Jemi gati për ndeshjen më të madhe në botë, ku luajnë dy skuadrat më të forta”.

Sfida në Madrid starton në orën 21:00, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 27 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›