E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish trajneri i Barcelonës, Cruyff kritikon Mourinhon

Ish trajneri i Barcelonës, Johan Cruyff ka komentuar ndeshjen e fundit problematike ndërmjet Barcës dhe Realit. Ai ka thënë se gjesti i trajnerit, Mourinho kur e sulmoi Tito Vilanovën, ishte i papranueshëm dhe se nuk ka parë diçka të tillë në jetë.
 

Në një intervistë ai ka thënë se shembulli i Mourinhos nuk mund të jetë i mirë për miliona fëmijë.

“Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Janë miliona fëmijë nëpër botë, që janë tmerruar nga ky shembull. Ndoshta Mourinho është njeri i mirë në jetën private, por i ka treguar botës diçka tjetër. Sjelljet e Mourinhos normalit që ndikojnë në imazhin e lojtarëve të tij”, u shpreh Cruyff.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›