Ferguson: Chelsea, rivali më i fortë për ne

Menaxheri i Man Utd, Sir Alex Ferguson beson se skuadra rivale Chelsea mund të jetë shumë e fortë këtë edicion. Ferguson tha se skuadra e tij, si rivalin kryesor këtë edicion mund ta ketë pikërisht skuadrën e Chelsea.
Ai beson se përvoja e lojtarëve si; Drogba, Lampard, Cech, Torres, Anelka e Terry mund të jenë kërcënim i madh për rivalët. Ferguson mendon që emërimi i Villas Boas mund të sjellë gjëra pozitive në ekip edhe pse ai është 69- vjeçar ndërsa rivali i tij tek Chelsea, trajneri Villas Boas është vetëm 33-vjeç.