E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori në Katar mund të kushtojë 138 miliardë funte

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 22:55

Fatura e përgjithshme për zhvillimin e Kampionatit botëror në Katar mund të mbërrijë në 138 milionë funte, sipas Dr Nicola Ritter, analist gjerman ligjor dhe financiar.

Ai gjatë një takimi të investitorëve në Munich tha se 107 miliardë funte do të shpenzohen në stadiume dhe infrastrukturë shtesë si dhe 31 miliardë funte të tjera në transport, sipas Construction News.

Ritter tha se 30 miliardë funte do të shpenzohen në ndërtimin e stadiumeve që do të kenë kondicionerë ajri – së paku 12 do të jenë të nevojshëm – me 48 miliardë funte të tjera në ndërtimin e fushave stërvitore dhe akomodimit për futbollistë e tifozë.

28 miliardë funte të tjera do të shpenzohen për krijimin e një qyteti të ri, që do të mbajë emrin Lusail e që do të rrethojë stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e parë dhe finalja e garës.

Katari mposhti ofertat nga SHBA, Australia, Japonia dhe Koreja për të fituar të drejtën e nikoqirit për garën që zhvillohet pas 11 viteve. Kryeqyteti Doha po ashtu është në garë për nikoqir të Lojërave Olimpike 2020 dhe kampionatin botëror në atletikë 2017.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›