E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder e Roben shou, është Holanda finalistja e parë

Përfundon 3-2 me Uruguain në kërkim të përmbysjes, por që i afrohet barazimit në sekondën e fundit

Pas 32 vitesh, Holanda rikthehet në finalen e një botërori dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë, duke mundur me rezultatin 3-2 Uruguain në një gjysmëfinale ku vendosën golat e talenteve Roben dhe Shnajder. Një gol i mrekullueshëm, i shënuar pas vetëm 18 minutash lojë nga kapiteni Van Bronkhorst nuk i ka mjaftuar Holandës për të mbyllur në avantazh pjesën e parë të gjysmëfinales ndaj Uruguait, e cila zhvillohej në stadiumin e Kejp Taun. Gjithsesi është luajtur një pjesë e parë e bukur mes dy skuadrave, të cilat janë treguar të kujdesshme dhe të gatshme për të sulmuar. “Portokallinjtë”, pasi kishin humbur një rast të mirë për të shënuar me anë të Dirk Kuijt, kanë mundur të bëjnë të shpërthejë gëzimi i mbështetësve të tyre falë kapitenit, e majta e të cilit nga një distancë e largët prej rreth 35 metrash në një pozicion të prirët ka përfunduar në trekëndësh, pak centimetra larg bashkimit të shtyllave të portierit uruguaian Fernando Muslera, i cili më kot u mundua ta ndalte. Uruguai e ka vuajtur shumë këtë goditje të papritur. Aksionet e saj nuk kanë qenë të rrjedhshme dhe thuajse nuk e ka rrezikuar asnjëherë portën kundërshtare, të mbrojtur nga trajneri Stekelenburg. Kjo, edhe për meritë të holandezëve, të cilët kanë mundur të mbrohen mirë deri në minutën e 40, kur Diefo Forlan, me një të majtë të tij të fortë nga jashtë zonës, e ka befasuar portierin e Ajaksit, i cili nuk ka mundur ta ndalojë topin që ka përfunduar në rrjetë. Ka pasur edhe disa momente tensioni në pjesën e parë, ku janë ndëshkuar me kartonë të verdhë Kaseres, Shnajder e Maksi Pereira. Pjesa e dytë nis e barabartë me të dyja skuadrat, që mundohen të jenë të kujdesshme, por nuk harrojnë të ngacmojnë portat kundërshtare. Kavani ka një rast të mirë, por është bllokuar në momentin fundit nga mbrojtja holandeze. “Tulipanët” kundërpërgjigjen me Van der Vart, gjuajtja e secilit grushtohet nga Muslera. Megjithatë për avantazhin e Holandës mendon i zakonshmi Shnajder, gjuajtja e të cilit, me shumë fat, edhe pas devijimit të një mbrojtësi uruguaian, prek shtyllën e Muslerës dhe përfundon në rrjetë. Vetëm dy minuta dhe goditjen e përfundimtare e jep Roben, i cili me një goditje me kokë në krosin perfekt të Kuijt, e ka çuar topin në rrjetë. Një goditje bilardoje. Një lëvizje e bukur e holandezit, i cili nuk i dha asnjë mundësi të reagonte portierit Muslerës. Edhe një herë janë dy talentet e Holandës, që e marrin për dore skuadrën drejt finales së 11 korrikut. Uruguai ngushton në 3-2 me golin e Perreirës, por ankthi holandez mbaron në minutën 5 shtesë: janë ata në finale, Urugai në shtëpi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›