Këtë fundjavë, F1 në Silverstone
Pas zhgënjimit në Kupën e Botës dhe humbjes së Andy Murray në Wimbledon, pesha sportive britanike bie këtë fundjavë mbi supet e pilotëve të Formula 1, Lewis Hamilton dhe Jenson Button. Të çojnë fitoren në shtëpi do të thotë shumë për të dy pilotët anglezë të Formula 1, por akoma më shumë për Jenson Button, i cili nuk ka fituar më parë në Silverstone. “Kam arritur shumë nga objektivat që i kisha vendosur vetes kur erdha në Formula 1”, thotë Button. “Kam fituar titullin kampion, kam fituar çmimin e Madh të Monakos dhe tani jam pilot i McLaren, që është ekipi më i mirë në këtë sport. Por akoma nuk kam fituar çmimin e Madh të Silverstonit dhe nuk jam ngjitur ende në podiumin e këtij cirkuiti. Këtë vit do bëj të pamundurën për ta arritur. Nuk po them që do fitoj me patjetër, sepse nuk mund ta thuash diçka të tillë në sport, por nëse ia arrij, do të kompletoj setin e fitoreve të mia nga Formula 1 dhe do ta konsideroj si triumfin tim të Kupës së Botës”, thotë Button. "Për të fituar në F1, shton ai, duhet t’i mundësh të gjithë, duke përfshirë edhe shokun e ekipit. Nuk dua thjesht që një britanik të fitojë në Silverstone, dua që ai anglez të jem unë”. Formula 1 transmetohet në Shqipëri ekskluzivisht nga “Top Channel” dhe ky transmetim mundësohet nga “Vodafone”, gjiganti botëror i telekomunikacioneve, që është njëkohësisht dhe sponsor i ekipit McLaren.
#