E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini shijon Europën botërore Fiton ai që beson te të rinjtë

UEFA

çfarë kënaqësie. Platini shikon kuadratin e gjysmëfinaleve të botërorit dhe buzëqesh. është eksponenti më i madh i futbollit europian dhe Europa e tij ka tri skuadrat mes katër më të mirave të botës: Holanda, Gjermania e Spanja. Jo keq... Buzëqesh presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, por gjithsesi bën një analizë serioze për këtë rezultat të madh. “Prezenca e tri skuadrave reflekton pa dyshim suksesin e programeve të formacioneve teknike dhe të politikës së menaxhimit të shëndoshë, shpjegon ai. Po flasim për tri kombe që kanë fituar numrin më të madh të turneve të të rinjve në 10 vitet e fundit: Gjermania, fituese e Europianit U-21 në 2009; Holanda, kampione e Europës U-21 në 2007; në fund Spanja, fituese për 4 vite radhazi e trofeut Maurice Burlaz, i dhënë nga UEFA për federatat me rezultatet më të mira në kompeticionet kontinentale. Një rast i thjeshtë? Do të thosha jo. është shpërblimi i duhur për vizionin e tri federatave, që kanë investuar në formim dhe në stërvitje. Një model i politikës, që për herë të parë në historinë e futbollit mund të përkthehet në sukses i një skuadre europiane në një botëror të organizuar jashtë Kontinentit të Vjetër”. Platini, i cili merr vesh nga spektakli, është i kënaqur nga loja e bukur e tri gjysmëfinalisteve europiane.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›