Botërori, yjet që s’u dukën gjëkund
Imagjinoni sikur jeni presidenti i një klubi të madh dhe keni një buxhet të pakufizuar për të shpenzuar në merkato. Ne ju ofrojmë dy grupe lojtarësh për të zgjedhur, por mendohuni mirë: grupet nuk mund të ndryshohen. Grupi i parë përbëhet nga Fernando Torres, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Rikardo Kaka’, Uejn Runi dhe Diego Milito. Në të dytin bëjnë pjesë Robert Vitek, Tomas Myler, Landon Donovan, Asamoah Gian, Blumer Elano dhe Tiago. Zgjedhje e thjeshtë, apo jo? Nuk keni asnjë dyshim për grupin që do të merrni.
Sidoqoftë, para se të veproni, ju këshillojmë t’i hidhni një sy të dhënave të secilit prej tyre në kampionatin botëror, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga përfundimi. Grupi i parë: në sezonin 2009-2010 ka shënuar gjithsej 175 gola, kurse në Afrikën e Jugut forca goditëse ka rënë në mënyrë drastike. Rezultati? Vetëm një gol i shënuar nga Kristiano Ronaldo në fitoren 7-0 të Portugalisë me Korenë e Veriut. Pra, zero Mesi (megjithëse ka dhënë disa asiste), zero Torres (që ka shpërdoruar pa fund), zero Runi (që tashmë i ka dhënë lamtumirën botërorit), zero Kaka’ dhe zero Milito (ky i fundit nuk e ka shkelur pothuajse fare fushën e lojës).
Tani le të shohim me vëmendje kredencialet e grupit të dytë: sezoni i fundit në nivel klubesh për lojtarët e këtij grupi u mbyll në kuotën e 48 golave, me një mesatare prej tetë golash për kokë. Jo keq, por ama shifër fare e papërfillshme me atë të grupit të parë. Ama kur vëreni se në Kupën e Botës “të vegjlit” kanë shënuar së bashku 17 gola, dyshimet tuaja “presidenciale” do të rriten ndjeshëm. Po kjo është e kuptueshme: 4 gola ka realizuar Robert Vitek i Sllovakisë, “vrasësi” i Italisë, 3 gola ka shënuar amerikani Donovan (më tepër nga sa kishte shënuar në një sezon të tërë), nga 3 për Tomas Myler të Gjermanisë dhe Asamoah Gian të Ganës dhe nga dy gola për brazilianin Elano dhe portugezin Tiago. Goxha grup, s’ke ç’i thua!
Nëse orvatemi të gjejmë arsyet e këtyre statistikave, nuk nxjerrim gjë në dritë për t’i justifikuar kampionët që kanë dështuar. Tensioni, pesha e përgjegjësisë, apo ndoshta më thjesht, lodhja pas një sezoni rraskapitës: alibitë për grupin e parë nuk mungojnë, por gjithsesi, meritat e grupit të dytë nuk duhen nënvlerësuar aspak. Goditjet e mëdha në merkaton e kësaj vere mund të jenë pikërisht ata.