Interi, "jo" Junajtid për Kambiason
30-vjeçari i ardhur në vitin 2004 nga Reali i Madridit, konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e Interit dhe pas tërheqjes së Havier Zanetit, do të mbajë shiritin e kapitenit. Ndërkohë, Françesko Toldo i ka dhënë fund futbollit të luajtur. 39-vjeçari refuzoi një ofertë nga Sportingu i Lisbonës dhe do të marrë te Interi një rol drejtues.
Përgatitjet për sezonin e ri zikaltrit do t’i fillojnë më 12 korrik dhe trajneri Rafa Benitez do të vazhdojë punën me pjesën më të madhe të lojtarëve ekzistues. Maikon me shumë mundësi do të mbetet në Milano, pasi shuma prej 35 milion eurosh që kërkon Morati, duket e lartë për Realin e Madridit. Sa për afrimet, përmendet emri i Felipe Luisit në të majtë të mbrojtjes.