Tirana dhe Laçi në provën e parë europiane
Bardheblutë do të presin në orën 17:30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” skuadrën hungareze të ZTE, takim që do të gjykohet nga një katërshe nga Irlanda e Veriut (Rajmond Krangle është gjyqtari kryesor). Drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur që takimi të mos transmetohet në asnjë televizion, për të tërhequr sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në orën 19:00 në Zalaegerszeg.
Ndërsa skuadra e Laçit do të zhvillojë sot në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndeshjen e parë historike të saj në Ligën e Europës. Përballë kurbinasve do të jenë bjellorusët e Dnepr Mogilev, një ekip modest në arenën europiane, ashtu si laçianët. Një numër rekord tifozësh pritet të udhëtojnë nga Laçi në drejtim të Durrësit, për të mbështetur ekipin e tyre në debutimin europian.