E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi në botëror, Nigeria dënohet 2 vjet

Përfaqësuesja afrikane u eliminua që në fazën e brupeve në botëror, me vetëm një pikë pas barazimit me Korenë e Jugut në grupin B. Si ndëshkim, presidenti Goodluck Jonathan ka vendosur të pezullojë skuadrën për dy vite nga pjesëmarrja në kompeticionet ndërkombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, sipas të cilit vendimi është marrrë për të riorganizuar futbollin nigerian pas “figurës së shëmtuar” në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq, ata që mendohej se do ta pësonin nga dështimi në botëror, futbollistët e Koresë së Veriut, në fakt janë pritur si heronj në vendin e tyre. Edhe kombëtarja e Japonisë, pavarësisht nga eliminimi në 1/8-at, ka marrë vlerësime nga kryeministri Noato Kan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›