Zyrtare, Hodgson trajneri i ri i Liverpulit
Ish-trajneri i Fulhamit zë vendin e Rafa Benitezit, i cili mori drejtimin e Interit. 62-vjeçari Hodgson, i cili udhëhoqi klubin londinez në finalen e Ligës së Europës humbur me Atletikon e Madridit me penallti, ka nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare me Liverpulin. Hodgson ka drejtuar edhe Interin dhe kombëtaren e Zvicrës dhe u votua nga kolegët si trajneri më i mirë i Premier Ligës sezonin e kaluar.
“është nder për mua të jem trajneri i klubit që ka fituar më shumë në futbollin anglez. Mezi pres të takoj lojtarët e tifozët dhe të fillojmë nga puna”, ishin fjalët e para të 62-vjeçarit në njoftimin e klubit. Ndërkaq, siç raporton tabloidi “Daily Mail”, trajneri i ri ka përgatitur listën e lojtarëve që kërkon në skuadër.
Braziliani Xhilberto Silva i Arsenalit dhe norvegjezi i Fulhamit, Brede Hengeland, janë emrat për mesfushën; holandezi i Realit të Madridit, Rafael van der Vart në rolin e fantazistit; kurse për sulmin Hodgson kërkon të marrë Deni Mërfin po nga Fulhami. Gjithçka do të varet nga e ardhmja e Maskeranos dhe Benajunit. Nëse ata largohen, atëherë klubi siguron të ardhurat e nevojshme për të shpenzuar në merkato.