Botime & Përkthime të reja

Ne një botim tejet voluminoz, gati njëmijë faqe, përkthyesi dhe studiuesi Aurel Plasari ka sjelle një tjetër imazh te heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Nen titullin e thjeshte "Skenderbeu", Plasari sqaron qe ne krye te librit, përpjekjen e tij për te hartuar për here te pare një histori politike te figurës me te spikatur kombëtare. Mes autoreve shqiptare, këtë jave vjen edhe Maks Velo. Studiuesi ka hedhur ne treg romanin nen titullin mjaft domethënës për jetën e tij, e mijëra te tjerëve qe vuajtën gjate regjimit komunist, "Spaçi". Një nga figurat me te famshme jo vetëm te Kubes, Ernesto Guevara, vjen ne shqip me ditarin e tij, thjesht "Çe". Libri përshkruan ditët me dramatike te jetës se tij ne shënimet personale, mes te cilave flitet edhe për takimin sekret te Guevares me Mehmet Shehun. Autori rus, Vladimir Makanin, sillet këtë jave me "Asani" një roman për luftën ne Çeçeni. Ndërsa çmimi Nobel i vitit 1938, Perl Bak, përkthehet me një tjetër roman "Toka e mire". I çuditshmen dhe me nota thërresë te humorit te zi, është edhe përkthimi i francezit Jean Bruller, ose i njohur ndryshe si Vercors, "21 receta praktike për një vdekje te dhunshme". Libri i botuar për here te pare ne vitin 1926, është çuditërisht një udhërrëfyes i një kandidati për vetëvrasje.
Shpërndaje