ONUFRI në edicionin e 17-të, vetëm me të rinj

"Unë jam artist"! Kjo është tema qe mban këtë vit edicioni i 17-të i konkursit tashme tradite te artit figurative "Onufri". Aktiviteti i cili, pritet te çelet ne 23 dhjetor ne galerinë kombëtarë te arteve, këtë vit, kurohet nga studiuesja Suzana Varvarica. Risia e këtij viti, është pikërisht pjesëmarrja e artisteve te rinj shqiptare dhe hapësira ekspozuese, e cila do t'iu kushtohet tërësisht 27 te tillëve. Për te dytin vit radhazi, ndryshe nga edicionet me te hershme, "Onufri" i 17-të ka ruajtur karakterin kombëtar, duke bere pjese te kësaj gare vetëm artistet shqiptarë. Si zakonisht, çmimet e eventit do te ndahen rreth muajit shkurt.
Shpërndaje