Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e I.Qemalit

“Kujtimet” e Ismail Qemalit botohen ne shqip thuajse pas nje shekulli. I perkthyer nga anglishtja nga Abdurrahim Myftiu libri “Kujtime” vjen nga shtepia botuese Toena pas botimit ne Londer ne vitin 1920. Historianet te cilet ishin te pranishem ne promovimin e ketij libri biografik hamendsojne se doreshkrimi i pare mund te kete qene ne frengjisht. Nderkaq vene theksin tek personaliteti i ketij intelektuali te shquar ne perandorine otomane qe realizoi Pavaresine e Shqiperise ne vitin 1912.
"Eshte nje tablo e plote, impresionante, dekada te tera gjate gjysmes se
dyte te shek. XIX te karrieres se nje shtetari ne kopshtet me te larta,
nga nje kend ne tjetrin, ne hapesiren e pamate te perandorise osmane.
Nje burre shteti dhe diplomat, njohes i mire i ceshtjes lindore,
ceshtjes qendrore te diplomacise se fuqive te medha ne cerekun e fundit
te shek. XIX. Si mund te injorohet kjo veper, ky bagazh politik me
arsyetimin se ato nuk u perkasin ngjarjeve te pavaresise", thote Arben
Puto, historian.
Ndersa vleresohet kontributi i ketij patrioti dhe intelektuali ne
kujtimet e Ismail Qemalit historianet gjejne edhe fragmente apo copeza
historish qe autori i ka lene pak ne hije sic eshte parapergatitja
diplomatike per pavaresine e Shqiperise.
"Nje shtetar dhe nje kontribues themelor i pavaresise shqiptare duhet qe
ne kujtimet e tij ti kushtonte nje vemendje shume te madhe dhe nje
gjeresi ne vepren e vet pavaresise se Shqiperise. Po te vini re ne kete
liber kujtimesh ai i kushton nje vend modest vepres se tij madhore,
shpalljes se pavaresise se Shqiperise", shprehet Paskal Milo, historian.
Ashtu sic shkruan ne parathenien e librit ne vitin 1920 William Morton
Fullerton nje prej nxitesve me te medhenj te plakut te Vlores per te
shkruar kujtimet.... “Keto kujtime jane madje dicka me teper se
vrojtime te nje zotnie shqiptar e plaku te urte. Ato japin nje pasqyre
teper vetjake e jashtezakonisht objektive te botes osmane, e cila sado
parahistorike te jete bere ne dukje si pasoje e luftes nuk eshte aq e
larget sa te mos na flase me keshilla per kohen tone e per te ardhmen e
afert”.
Mira Tuci