Ankara, samit tripalësh Turqi-Serbi-Bosnje
ANKARA - Fillon sot në Ankara samiti tripalësh Turqi-Serbi-Bosnje-Hercegovinë në nivel presidencial.
Ky është takimi i tretë tripalësh presidencial i Turqisë, Serbisë dhe Bosnjes.
Samiti i parë u zhvillua në Stamboll (2010) dhe i dyti në Karagjeorgjevë (2011).
Në samit marrin pjesë organizatori Abdullah Gyl, presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjes, Nebojsha Radmanoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Zheljko Komshiç.
Pas samitit do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët.
(d.b/BalkanWeb)