Botohet drama e panjohur e Sami Frashërit
Ngjarjet zhvillohen në Iran. Giave, një farkëtar, kovaç, burrë i fortë dhe i ndërgjegjshëm në punën e tij të përditshme e familjare, është personazhi kryesor, heroi i dramës "Giave" shkruar prej Sami Frashërit në vitin 1876. Është ai që vendoset në krye të barinjve, fshatarëve e punëtorëve që marshojnë drejt pallatit të tiranit, gjakpirësit Dahhak. Simboli i revoltës dhe kryengritjes bëhet çekani dhe përparësja e lëkurtë e farkëtarit Giave... E shkruar në gjuhën turke, bazuar në një mitologji nga kryevepra "Shahname" e poetit të madh oriental, Firdusiu, "Giave" është vepra e tretë e shkruar prej Sami Frashërit, pas dramës "Besa" dhe asaj të titulluar "Sejdi Jahja". E përkthyer në shqip në vitin 1975, prej profesor Vasfi Samim Visokës, drama asnjëherë nuk e ka parë dritën e botimit. Ajo asnjëherë nuk u njoh prej lexuesit të gjerë, duke mbetur vetëm një dorëshkrim në arkivin personal të doktor Vasfiut. Me gjithë letrat e kërkesat e dërguara në adresë të Lidhjes së Shkrimtarëve, me gjithë shpjegimet mbi këtë vepër të Sami Frashërit, sqarimet e plota mbi tekstin, dramën e titullin "Giave", nuk arriti të botohej asnjëherë. Megjithatë, më 28 maj, 34 vite pas përkthimit të saj, vepra do të prezantohet e botuar, me rastin e daljes së publikimit të plotë të "Jetës dhe Veprës" së doktor Vasfi Samimit. Vetë përkthyesi ka shkruar se "Giave" përfaqëson një vepër tipike të epokës së romantizmit, të kohërave të melodramave që shpesh herë, duke kaluar kufirin e epikës, hynin në sferat mitologjike. Duke qenë se jo vetëm ka përkthyer, por edhe ka studiuar veprën e Sami Frashërit, Samimi shton se vetë Samiu ka shkruar që vepra bazohet në një mitologji të përmendur në kryeveprën e poetit të madh Firdusiut, "Shahname". "Kështu, kemi një dramë që duhet të kuptohet brenda kohës së vet, sepse ai detyrohet t‘i përgjigjet jo vetëm nivelit të shijes së kohës, por edhe duhet të ruhet nga aparatet e sundimit të absolutizmit. Duke studiuar në arkivin e Institutit të Historisë e Letërsisë një grup letrash të përkthyera nga orientalisti ynë Vexhi Buharaja, ne shohim dhe bindemi për këtë përshtypje të rëndë të asaj kohe nën të cilën vuanin shkrimtarët, intelektualët përparimtarë", komenton në shkrimin e tij sqarues Vasfi Samimi. Sipas tij, shkrimtari dhe dijetari ynë i madh, Sami Frashëri, me horizontin e tij të gjerë dhe me kulturën e tij poliedrike të pajisur me shumë gjuhë, Firdusiun e njihte shumë mirë dhe me veprat e tij mund të manovronte nën sundimin e absolutizmit. Në këto dokumente të datës 5 shkurt 1876, drejtuar vëllait të tij të sëmurë në Kajro, thekson se po merret me hartimin e dramës "Giave". Dhe pastaj, më 3 shkurt 1876, njoftonte Tahsinin se leja për botimin kishte dalë nga Ministria e Arsimit. Ky ishte një gëzim, sa që ai e shfaq me shprehjen: "Kjo do të jetë një gjë e mirë". Më vonë, në letrën drejtuar përsëri vëllait në Kajro, të datës 7 janar 1876, e këshillon atë të ketë kujdes në bisedimet me Hedivin e Egjiptit, sepse në disa vepra të tij ekzistojnë mendimet republikane, ku flet përsëri mbi dramën "Giave". Më në fund, në korrespondencën e 20 janarit 1876 kuptojmë se vepra në fjalë është kryer përfundimisht dhe është dorëzuar për kontroll në Ministrinë e Arsimit, ndërsa në korrespondencën e 22 janarit 1876 shohim se ministri i asaj kohe, Safet Pashaj, e kishte pëlqyer shumë veprën. Vasfi Samim Visoka na informon më tej se drama "Giave" përbëhet në origjinal nga 190 faqe, e cila formon ciklin tresh pas veprave "Besa" dhe "Sejdi Jahja". Vlera letrare dhe suksesi i këtyre veprave që fshehin ndër rreshta dufin edhe urrejtjen e masës kundrejt absolutizmit dhe vetë teknika e shkrimit, siç theksojnë kritikat e kohës, është e mirë, madje nuk dallohet me konkurrentët më të mirë që janë shkruar prej autorëve të afirmuar më në zë. Në librin "Edebi Jemiligimez", vëllimi i dytë i profesorit të letërsisë, Ismail Habibi, shkruhet: "Shemsedin Samiu i dha mjaft vepra, novela e drama vendit tonë. Sami Frashëri ishte shumë i ri kur vazhdoi rrugën e Ahemt Mid‘hatit që dallohej me përralla të bukura, të thjeshta, kurse ai shkroi romanet e parë të kohës... Koha ishte romantike, sentimentale dhe autori provonte pendën për herë të parë në këto gjëra. Si nga pikëpamja e përshkrimit të gjallë të personazhit, të tematikës, së gjuhës, lindjes dhe thurjes së ngjarjeve në bazë të kërkesave të kohës, megjithëse kishin një trajtë dramatike dhe melodrame, nga pikëpamja gjuhësore barazohej me bashkëkohësit e tij, madje është superior nga ata autorë që kanë ardhur më vonë. Merita më e madhe e veprës së tij ka qenë gjuha dhe mënyra natyrore dhe dialektore e personazhit...". Por edhe autorë të rinj turq, si Agjah Sirri Levend, në librin e veçantë dedikuar Sami Frashërit (Ankara 1969), shkruan se Shemsedin Samiu në tre veprat e tij është mjaft i mirë, ka një renditje dhe rrjedhshmëri të kënaqshme. "Ato nuk mbeten prapa nga asnjë vepër teatrale që është shkruar në kohën e tij"...
Qëllimi
Në parathënien e një vepre që kam botuar më përpara kisha theksuar se historia e gjyshërve dhe stërgjyshërve është e mbushur plot me ngjarje që mund të shërbejnë për të shkruar tragjedi. Kjo tragjedi, megjithëse nuk mund të quhet krejtësisht kombëtare, por duke u bazuar në atë se është përmendur në historinë e kohës së kaluar dhe është e famshme, njihet në literaturën islamike, deri në një shkallë, prapë mund të quhet si kombëtare.
Kjo tragjedi është tragjedi historike. Në pjesën e dramaturgjisë të letërsisë, mjeshtrit tanë, që janë letrarët perëndimorë, e veçanërisht Shekspiri, Viktor Hygoi e të tjera figura të shquara analoge, shfaqin nevojën e besnikërisë në rastet kur shkruhen tragjedi historike. Megjithëse e vërteta qëndron kështu, kjo tragjedi e imja nuk u përshtatet me përpikëri ngjarjeve si në atë të "Shahnames", as në ato të njohura dhe të botuara në librat, përkatës letrarë, vallë si mund të përgjigjem unë?
Po, do të jepja këtë përgjigje:
-Dihet se Shahnameja, që qëndron në majë të veprave letrare të Orientit për qartësi dhe bukuri të mjeshtrit letrat, Firdusiut, për sa i përket saktësisë së ngjarjeve historike nuk qëndron në të njëjtin nivel. Në realitet, duke u bazuar në atë se shumica e ngjarjeve në Shahnanme janë të tipit mitologjik, nuk duhet të kërkohet një saktësi e këtillë. Nuk mund të pranohet si diçka e vërtetë tregimi lidhur me Dahhakun, Giaven dhe Feridunin, sepse është diçka kundër natyrës që në kurrizin e njeriut të ekzistojë një copë mishi e tepërt, por as me një mënyrë nuk mund të jetë e besueshme që gjarpërinjtë të jenë lidhur me trupin e njeriut dhe këta të hanë mishin në fjalë. Emërtimi i Dahhakut si "marri" dëfton se ai ka marrëdhënie me gjarpërinj, por nuk mund të quhet gënjeshtër grabitja e fëmijëve të Giaves për të ushqyer gjarpërinjtë, atëherë ku mbetet marrëdhënia e Dahhakut me gjarpërinjtë? Për të kuptuar këtë, e vetmja rrugë është të mos mbështetemi vetëm në histori, por të bazohemi më tepër në argumentet mendore dhe në veprat analoge të tjera, sepse në trazimin e mitologjisë dhe në kallëzimin e përrallave, tregime të këtilla arkaike të pabesueshme nuk kanë asnjë arsye për t‘u besuar.
Atdheu i vërtetë i Dahhakut është Arabia - kushedi edhe Afrika - me shkretëtirat e saj që është vërtetuar në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Dihet se edhe sot në Afrikë ekzistojnë fise që u falen gjarpërinjve, por edhe në Arabi në kohën e errësirës dhe padijes mund të gjendeshin fise të këtillë. Pa marrë parasysh se origjina e Dahhakut është Arabia, ose është pjellë e shkretëtirave afrikane, ai është njeri i sektit që u falen gjarpërinjve e i besojnë ata. Për këtë shkak ai dhe u cilësua si "marri" (gjarpërbesues), nuk mund të dyshohet se ai, fëmijët e Giaves dhe të rinj të tjerë, jo për të ushqyer gjarpërinjtë që u qëndronin në supe, por për të ushqyer gjarpërinjtë në tempuj me mishin e këtyre njerëzve të mbledhur.
Me gjithë këto fakte, tragjedia nuk mund të quhet se është kundër historisë. Për sa u përket emrave që ekzistojnë në histori: në analogji me mitologjinë përkatëse dhe bile atyre ngjarjeve të shkuara në histori të pabesueshme, shtimi prej meje i disa personazheve për të sqaruar më mirë ngjarjen nuk mund të quhet si diçka e kundërt me këshillat e letrarëve të Perëndimit që kemi përmendur më lart, sepse historia nuk mund të përgënjeshtrojë tragjedinë e trajtuar prej meje, përkundrazi, megjithëse tragjedia ime është një vepër imagjinare e fantastike, historia që është shumë e dobët në këtë fushë, e përgënjeshtron historinë, siç kisha thënë dhe më lart.
Ja pra, këtu ka qenë qëllimi im në të shkruarit e këtyre rreshtave, jo sepse isha unë në atë mendim, por sepse çdo vepër ka nevojë për një parathënie.
1293 (1876) - Instambul 17 Zilhixhe
Sami
Subjekti i dramës "Giave"
Giave, ky farkëtar, kovaç, një burrë i fortë, i ndërgjegjshëm në punën e tij të përditshme e familjare, që lufton për kafshatën e bukës së bashku me gruan e tij Mehriban, e që lodhet së bashku me dy djemtë e tij Behramin dhe Rustemin, shqetësohet nga shtypja e satrapit Shah të quajtur Dahhak që ka sulmuar atdheun e tij, Persinë, duke u nisur nga Arabia, duke shembur fronin e Xhemshitit dhe duke marrë me forcë krejtësisht pushtetin.
Krimet e këtij krimineli ditë për ditë shtoheshin, deri sa arritën që, përveç grabitjes së pasurisë, bagëtisë, të grabisë fëmijët me forcë për t‘i flijuar në dobi të "perëndive" që i mbante në tempujt paganë. Këto "Perëndi(?!)" nuk janë veçse gjarpërinj të mëdhenj dhe të tmerrshëm, gjë që me dhunë dhe me forcat ushtarake tentonin të zëvendësonin kultin e vjetër Ajini Xhem. Satrapi, krimineli Dahhaku, i inkurajuar nga priftërinjtë që e rrethonin, ditë për ditë gjente mënyra dhe metoda të reja për të sunduar, për të grabitur dhe për të përgjakur popullin. Kjo atmosferë e rëndë dhe kobi i zi arritën edhe tek dera e familjeve të barinjve, fshatarëve, dhe më në fund tek dyqani i kovaçit Giave. Atmosfera është e tendosur. Gjithë populli kërkon Shahun e parë, Xhemshitin, por çdo gjë është e kotë!
Një ditë, kur fillon operacioni kundër kultit Ajini Xhem, si dënim zbatohet jo vetëm grabitja e gjësë së gjallë dhe pasurive të ndryshme, por edhe e fëmijëve, për të therur çdo ditë dy të rinj në "Tempull". Populli, fshatarët, barinjtë bisedojnë mes njëri-tjetrit mbi fatkeqësinë që kish pllakosur vendin, por edhe shpresojnë nga një dënim hyjnor. Ja pra, në këtë kohë, kovaçi Giave, me çekanin në dorë, dhe duke e zhveshur e duke e varur atë si flamur, në krye të turmës sulmon Pallatin e Dahhakut, likuidon suitën dhe priftërinjtë, së bashku me dallkautët, servilët, spiunët dhe burokratët. Në këtë gëzim të madh të fitores, bashkëpunëtorët e Giaves kërkojnë që atë ta shpallin Shah të Persisë, por farkëtari heroik dhe i pastër është njeri shumë i ndërgjegjshëm dhe popullor, kështu menjëherë refuzon këtë detyrë të lartë, duke thënë: "A e shikoni këtë çekan? Ky është Zoti im dhe bukëdhënësi im! Deri tashi me këtë kam jetuar, dhe mbas këndej në sajë të këtij dëshiroj të jetoj".
Më vonë, turma dhe suita e Giaves kapin Ferudinin, që është trashëgimtari i ligjshëm i dinastisë së Xhemshitit dhe është rritur fshehurazi nën përkujdesjen e bariut Kubat, duke e çuar në fron. Në çastin kur Feriduni hip në fron dhe tenton të vërë kurorën në krye, Giavea ndërhyn përsëri, duke thirrur: "Ndaluni! (vendos mbi fron çekanin e tij dhe përparësen e lëkurtë). Nuk ulet kurrkush kaq lehtë këtu! Këtë vend e shpëtoi nga tirania e tiranit ky çekiç dhe kjo përparëse lëkure, që tashti po të dorëzohen ty si simbol lirie. Çekani dhe përparësja tash e tutje janë flamurë për ne! Betohu se nuk do të ndahesh kurrë nga drejtësia, mëshira, e nënshtetasit e tuaj do t‘i trajtosh si një baba, si një vëlla dhe si fëmijët tuaj. Do të përpiqesh gjithmonë për begatinë dhe lumturinë e tyre. Më parë betohu mbi këto simbole, pastaj hyp në fron". Feriduni vepron pozitivisht, përsërit betimin e shenjtë, duke premtuar se do ta mbajë gjithmonë deri sa të vazhdojë të sundojë dinastia e Xhemshitit. Giave i largon, i ngre lart çekanin dhe flamurin, dhe Feriduni ulet në fron. Gjithë populli së bashku brohorasin me hare e gëzim: "Rroftë drejtësia, rroftë barazia, poshtë dhuna e krimi!".