E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Rreshen: Me PS-në dy botë të ndryshme

Duke iu drejtuar banorëve të qytetit të Rrëshenit, kryetarja e Kuvendit, me një ton kritik ndaj qëndrimeve të opozitës, tha se "sot PS është partia që hedh baltë mbi çdo vepër". 

RRESHEN- Në vijim të turit "Shqipëria po ndryshon" në qytete e komuna të vendit nga Veriu në Jug Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar me banorë të qytetit të Rrëshenit.

"Arritjet në këto vite nuk janë vetëm në infrastrukturë, në rritjen e rrogave dhe pensioneve, në rritjen e buxhetit dhe dyfishimin e të ardhurave. Por, arritjet janë dhe në uljen e korrupsionit dhe në rritjen e zbukurimin e imazhit të shqiptarëve", tha Topalli gjatë fjalës së saj.

Duke iu drejtuar banorëve të qytetit të Rrëshenit, kryetarja e Kuvendit, me një ton kritik ndaj qëndrimeve të opozitës, tha se "sot PS është partia që hedh baltë mbi çdo vepër".

"Ne nuk jemi si bashkia e Tiranës që protestoi kur Shqipëria hyri në NATO. Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si bashkia e Tiranës që hedh helm çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë mbi rrugët që bashkojnë shqiptarët", nënvizoi kryetarja Topalli.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›