Botox të ndihmon të jesh gjithmonë e re
Mes reklamave të shumta që kanë mbushur sheshet londineze, është edhe posteri i një gruaje te 50-at, prototipi i femrave moderne me zinxhir në këmbë dhe perla në qafë, e cila shumë krenare tregon gjoksin e bërë poshtë një këmishe të tejdukshme, duke thënë: "Kurrë më parë nuk i kam shpenzuar kaq mirë paratë e mia". Nga ana tjetër e saj është vendosur reklama e filmit "Australia", ku shfaqet fytyra e aktores 42-vjeçare Nicole Kidman duke buzëqeshur dhe pa asnjë rrudhë. Në ndryshim nga njerëzit e thjeshtë, yjet e Hollivudit nuk plaken kurrë. Një privilegj ky që në përgjithësi paguhet shtrenjtë. Në vitin 2007, kur një gazetare e revistës "Marie Claire" e pyeti Kidman, se cili ishte sekreti i një fytyre kaq engjëllore e pa rrudha, në kishte bërë apo jo botox, ajo iu përgjigj paksa e sikletosur: "Të jem e sinqertë jam e tëra natyrale. Nuk ka asgjë të bërë në fytyrën time, përveçse mbaj syze dielli, nuk tymos dhe kryesorja, kujdesem për veten".
Botox? Ndonjëherë kur më nevojitet
Jennifer Aniston, e intervistuar për të njëjtin argument, u përgjigj: "E kam provuar vetëm një herë botox dhe po ju them se nuk është për mua. Më dukej sikur kisha një peshë të madhe mbi kokë". Çështja në fjalë është njësoj si ky shembull që një kandidat i pamundur fiton zgjedhjet, asnjë njeri nuk pranon se e ka votuar. Përveç Madonna-s, e cila pranon se po të ketë nevojë për ndonjë "ndihmë të vogël", personazhet e tjera të spektaklit luftojnë kundër kohës me të njëjtën taktikë që e mohojnë se e kanë përdorur. Kylie Minogue, vitet e të cilës duket sikur pakësohen jo që shtohen, ka treguar për revistën "Elle" se "Po ka ndodhur një herë, por tani dëshiroj të jem natyrale".
Këngëtarja angleze, Geri Halliwell, ka zbuluar se nuk pajtohet me të qenin artificiale: "Kam bërë një ndërhyrje të vogël në fytyrë dhe menjëherë më filloi dhembja e kokës". Courteney Cox ndihet kaq keq që ra pre e provokimit, saqë është betuar se nuk do ta përsërisë kurrë më. "Doktori më thoshte: shiko po të bëj ‘rregullim‘ këtu, këtu dhe këtu, por atë çast nuk mendova gjatë, sepse isha pushtuar nga mërzia", është shprehur ajo për revistën "Marie Claire". Të gjitha dyzetvjeçaret janë të fiksuara pas botox, i cili të kënaq dhe të rinon vetëm për pak kohë. Pjesa tjetër është e gjitha meritë e gjumit, ushqimit, sportit, ujit të pijshëm. Pra, ai që plaket duhet t‘ia hedhë fajin përtacisë.
E vërteta në statistika
Fatkeqësisht, të dhënat e publikuara dje nga gazeta "The Guardian" i përgënjeshtrojnë qëllimet e mira. Nga viti 1997 deri në 2007-ën kirurgjia estetike në Shtetet e Bashkuara është rritur me 114 për qind. Mbretëria e Bashkuar është e para në klasifikim me 55 mijë injektime botox në vit. Mjafton të shohësh pagesat e doktor Jean Louis Sebagh ose siç njihet ndryshe "Re Botox", për të kuptuar identikitin e pacientëve. Një kurë me bazë acid ialuronik, substanca e përdorur për të korrigjuar rrudhat dhe për të ngritur buzët, që kërkon shumë substanca, javë të tëra për t‘u aplikuar dhe shumë vite për t‘u mbajtur. Pagesa është 2000 sterlina (2.200 euro) çdo gjashtë muaj.
Trajtimi me botox
Botox është tashmë trajtimi më i përhapur. Efekti i saj "lifting" (antirrudhë) është shumë i shpejtë, por rezultatet janë të pritshme pas 6 muajsh. Më shumë se gjysma e atyre që e kanë provuar një gjë të tillë, thonë se nuk duan të plaken dhe se Botox i "bën të ndihen" më të rinj. Mes metodave "anti-aging"(antiplakje) që nuk kërkojnë përdorimin e bisturisë, po përdoret gjithnjë e më shumë edhe një tjetër substancë, acidi ialuronik, i pranueshëm nga organizmi i njeriut, roli kryesor i të cilit është thithja dhe mbajtja e ujit brenda qelizave të lëkurës, duke rregulluar funksionin hidratues.
Me kalimin e kohës, trupi natyrshëm prodhon gjithnjë e më pak acidin ialuronik, për shkak të faktorëve të jashtëm, si dhe radikaleve të lira. Në estetikë, qëllimi kryesor është se si të mbushen sa më shumë rrudhat e fytyrës dhe femrat të duken më të reja.