Tenderi i kolaudimit, Komp.gjermane, letër Berishës
Investitori, gjerman i komapanisë Tuv Sud Auto Service GmbH, i është drejtuar kryeministrit Berisha me një letër ku kërkon që të rregullohen gabimet procedurale të tenderit për marrjen me koncension të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve.
TIRANE- Kompania gjermane Tuv Sud Auto Service GmbH i është drejtuar kryeministrit Berisha dhe ministrit të transporteve Sokol Olldashi nëpërmjet një letre ku kërkon që të rregullohen gabimet procedurale të vërejtura në tenderin për marrjen me koncension të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve. Invetsitori gjerman thekson në letrën e tij se vetëm nëse riparohen këto gabime, ai do të marrë pjesë në fazën e dytë të tenderit. Kompania kërkon ndryshimin e shpërndarjes së pikëve për përzgjedhje, pasi sipas saj, i është dhënë më shumë prioritet riinvestimit sesa investimit fillestar. Në logjikën teknike të investimit duhet të jetë e kundërta. Sipas investitorit, nëse nuk bëhet ky ndryshim, atëherë standardet e kërkuara janë të paarritshme.
Kompania gjermane Tuv Sud Auto Service GmbH thekson në letrën drejtuar kryeministrit dhe ministrit të transporteve se kualifikimi në raundin e dytë të konkurrentëve, pavarësisht mosplotësimit të kushteve në raundin e parë, si edhe për më tepër që në raundin e dytë kualifikohet një firmë, emri I së cilës nuk figuron fare të ketë qënë pjesëmarrëse e raundit të parë, nuk krijon besimin tek autoriteti I prokurimeve dhe ministria përgjegjëse.
Investitori gjerman thekson se është në pritje të një përgjigje nga qeveria shqiptare lidhur me problemet e ngritura, zgjidhja e të cilave sipas tij është domosdoshmëri që ky projekt të organizohet konform një kontrolli teknik funksional të automjeteve, sipas standardeve të kërkuara nga Komuniteti Evropian. (a.r/news24/balkanweb)