E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikalimet në shina,burim aksidenti

Dikur ato kanë qenë shtrirë në zona të pabanuara, ndërsa sot rrethohen nga shtëpi e territore të mbipopulluara. Madje aq i denur është zaptimii hapësirave të tyre, sa është shumë e vështirë të dallohet se mes një grumbulli shtëpish, apo pas një rrugice, kalon hekurudha. Po të hedhësh një vështrim në zonat periferike të Tiranës, andej nga zë fill hyrja e shinave, ku shtrihen dhe braktisin kryeqytetin, zonat janë të tjepopulluara me ndërtime e njerëz që kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën aty vitet e fundit. Dretjoria e Trasporti Rrugor kohë më parë ka raportuar se numërohen rreth 22 vendkalime të paligjshme automobilistike mbi hekurudhë gjatë hapësirës Tiranë - Durrës. Ky fakt, shto edhe ndërtimet pa kritet anës hekurudhave, ka rritur në mënyrë dramatike numrin e aksidenteve dhe jetëve të humbura. Kjo pasi jo vetëm në vendkalimet e paligjshme, por edhe aty ku ato janë të autorizuara, po të vëresh mungon sinjalistika përkatëse. Mungesa e shenjave dhe njoftimeve për mbërritjen e trenit, mungesa e orareve të kalimit, përbëjnë burimet e ngjarjeve tragjike mbi shina në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›