Letërsia nuk është vetëm Nobel
08/03/2005 Mbi shkrimin "Botuesit i bien “samarit” të marrë vesh “gomari"” e botuar në gazeten "Metropol" të datës 4 Mars 2004
Pak ditë më parë, u mbajt mbledhja e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, që siç u deklarua dhe u diskutua aty, pat të bënte me piraterinë dhe probleme të tjera të librit. Personalisht nuk isha e njoftuar për ndonjë objekt konkret të diskutimit, por respektova, si shumë kolegë të mi çfarë u tha.
Në mes tjerash, me një gjuhë ndërdyshase, u fol dhe për të drejtat e botimit (të të huajve, sigurisht, se për ato shqiptare zor se trazojmë ujëra), madje pati tendenca për etiketime, që s'i shërbejnë fare asaj fryme "harmonie" që u kërkua aty. Atëbotë, për këtë pikë, nuk u
Përzjeva në debat, pasi që në krye, m'u duk i stisur dhe tendencioz.
Në shkrimin që citoj të botuar në "Metropol, përmendet "Skanderbeg books"
dhe publikimi i së drejtës së botimit të Elfriede Jelinek, Cmimi Nobel në Letërsi 2004, gjë që më shtyn të bëj një sqarim publik, jo për korrekturë, por për transparencë.
Në shkrim thuhet se pas publikimit të të drejtave të E. Jelinek ka "patur debate të dyshimta" mbi këtë. Siguroj, se në lidhje me "Skanderbeg books", nuk ka "patur debate të dyshimta", (të paktën publikisht) mbi të drejtat e E. Jelinek. Besoj autoriteti im personal, si shkrimtare dhe botuese, ka qenë i mjaftë për median, lexuesin dhe kolegët e mi, të mos kenë dyshime, nëse guxoj të bëj një "shaka" kaq delikate. "Skanderbeg books" ka bërë
vetëm një njoftim të thjeshtë për shtyp, me arsyen që t'i paraprijë keqkuptimeve që vijnë nga vakumi informativ në autorë të rëndësishëm.
Të tjerat (çmimi i blerjes, presionet, agresivitetet, duart të pastra e të papastra, e gjithfarë këtij soji), çfarë shkrimi rimerr, janë vetëm fjalë kafehanesh tipike shqiptare.
Në shkrim jepen shifra të përfolura, që mua m'u dukën befasuese kur i kam
lexuar. Një shifër e tillë, është një humbje e paralajmëruar. Kam patur edhe presione për ta bërë shifrën publike, por kjo, si dhe hollësitë e kontratave që i shoqërojnë, nuk është në praktikë të bëhen publike, apo të botohen faksimile për të bindur palët. Kjo nuk është profesionale. As do të më shkonte në mend, që vështirësive të tregut shqiptar të librave të
botuar deri më sot, do t'i shtoja një humbje të tillë, sa ato shifra të palogjikshme. Shifra, nga çfarëdo burimi që të jetë marrë, është e pasaktë
dhe deklarimi i saj, keqdashës. Besoj se nuk ka qenë shuma e ofruar, kushti vendimtar në përcaktimin e administruesve të të drejtave të E. Jelinek në shqip, pasi botues të tjerë mbase (që e mbështesin bizensin e tyre edhe me shtypshkronja), kanë mundësi të ofrojnë më shumë. Botimi ose jo i E. Jelinek, nuk e varëson shumë seriozitetin e "Skanderbeg books". Por me një listë të një letërsie cilësore (J.M.Coetzee, Gunter Grass, Orhan Pamuk, Michel Houellebecq, Laura Esquivel, Virginia Ëoolf, Sigrid Unset, Sandro Veronesi, etj) Elfriede Jelinek, do të ndjehej në ujërat e veta. Dhe kjo nuk është shumëçka, veç detyra që ka çdo botues për t'i bërë shërbimin të mirë të mundshëm lexuesit. Por Nobel, është vetëm Nobel, por jo e gjithë letërsia, që është aq e pafund dhe u jep shanse të gjithë botuesve me autorë të mrekullueshëm kudo.
Edhe një hollësi tjetër. Oferta e "Skanderbeg books", e studiuar dhe e pandryshuar, ka qenë në tryezën e agjencisë letrare të veprave E. Jelinek, në po të njëjtën ditë me shpalljen e çmimit Nobel, kështu që as më është dashur "të vrapoj" (pasi "paskam dëgjuar se kanë vrapuar të tjerë") dhe as të "bëj presione". Ky është një treg i lirë dhe çdokush duhet të kuptojë, se si i tillë, është i pagjykueshëm. Personalisht nuk do të kisha guxuar të fyeja asnjë nga kolegët e mi, sido ta kishte blerë, sado të kishte paguar. Këtë herë fati e donte ta fitonte "Skanderbeg books", mund ta kishte fituar kushdo botues tjetër, dhe kjo nuk do të më shkaktonte aq pezmatim, sa po shoh në nëntekset e fjalëve të thëna.
Insinuatat nuk janë vetëm shprehje dritëshkurtësie, por e dëmtojnë "harmoninë", që u shpëla pa u vendosur ende në këtë mbledhje, që s'u duk e rradhës. Grumbullime të tilla, të ngarkuara me mllefe, më bëjnë të jem skeptike për të ardhmen e pjesëmarrjes në to.
Sa për shprehjen "biznese me duar jo të pastra", kujtoj se respektimi i të drejtave të botimit, është puna më e pastër që ballafaqon botimin shqip me atë të huaj. Një botues është i lirë, dhe liria e tij nuk varet nëse është i madh apo i vogël, kur të gjithë i shërbejnë një shenjti të përjetshëm: librit.