“Sot shkollave i mungon kontrolli”
08/03/2005 Medalje nderimi për punën e mësueses 84-vjeçare Evanthi Ciko
Medalje “Mirënjohje” për mësuesen e mbuluar nga thinjat Evanthi Ciko. Ky ka qenë gëzimi dhe vlerësimi më i madh për 84-vjeçaren, Ciko, dje. Ajo ka nisur punë si mësuese e klasës së parë në vitin 1941 në Tiranë dhe në vitin 1947 vazhdoi mësimdhënien në Korçë, ku i shoqi, baritoni Mihal Ciko, artisti i parë lirik shkoi në këtë qytet për të përhapur kulturë. 10 vjet mësuese e klasës së parë, pastj drejtoreshë në shkollat e njohura të Tiranës, në atë “Vasil Shanto”, “Ismail Qemali”, “Luigj Gurakuqi”, më pas inspektore e arsimit në Drejtorinë arsimore dhe në fund 7 vjet drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli”. “Aty më dolën thinjat, thotë ajo, ishin gati 250 fëmijë, adoleshentë. Duhej t’u bëhesha nëna dhe babai i tyre”. Ajo tregon se duhet të punonin shumë, jo vetëm për anën mësimore, por dhe në drejtime të tjera, pasi ishin fëmijë të ardhur nga familje të varfëra dhe të paditura. “Ndërsa sot fëmijët dinë shumë, janë të rritur shumë mirë. Kënaqem kur i shoh ata fëmijë, ato shkolla. Habitem se si arsimi ynë tani ka rënë. Se çfarë mungon, se di”, thotë Ciko, duke u menduar. Ndërkohë vazhdon të tregoj se dikur punonin shumë, por dhe kontrolli ishte i fortë. “I thashë drejtoreshës së Arsimit të Tiranës, mungojnë kontrrollet, mësuesit duhen kontrolluar, se jo të gjithë punojnë me ndërgjegje”, tregon Ciko. Evanthia kujtohet sot jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga koleget. Ajo tregon se ndërsa ishte inspektore përpiqej të kapte anën pozitive të një mësuese të re dhe pastaj i thoshte dhe vërejtjen, duke u përpjekur që të mos tregohej tendencioze. “ǒdija unë nga eksperienca ime, j’ua fusja në kokë atyre”, tregon ajo. Ciko tregon se kur ishte inspektore vuri re, se mësueset më të mira ishin në klasën e parë dhe ndërsa fëmija ngjitej nga viti në vit, krijonte boshllëqe që dukeshin kur fëmija shkonte në klasë të pestë. “Bëra luftë që ajo mësuese që merrte fëmijën në klasë të parë, ta çonte deri në të katërtën. Kështu që mësuesja e klasës së pestë do të dinte ku t’i kërkonte përgjegjësitë”, thotë Evanthia krenare që do të mbahet mend edhe për reforma.