Shtyhet Tufa dhe Lamaj, nuk paraqiten në gjykatë
08/03/2005 Është bërë rutinë tashmë procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve, Lavdërim Tufa dhe Altin Lamaj, akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa Tufa akuzohet për vrasjen e ndodhur te Kartodromi, ku mbeti i vrarë Fatmir Rama, Altin Lamaj akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjet e ndodhura në vitin 1999-2000 në Tiranën e Re. Të pandehurit kanë kohë që nuk pranojnë të paraqiten në gjykatë. Për Tufën, Prokuroria pret të japë konkluzionet e fundit, ndërsa për Lamaj ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor.