Dita e Mësuesit, arsimtarët gati për të rifilluar grevën

08/03/2005 Në pritje të studimit për pagat e buxhetorëve, ku do të caktohej dhe rritja e rrogës së mësuesëve
Memushi: Synojmë motivimin financiar
“Ministria e Arsimit po synon rritjen e shkallës së motivimit financiar të mësuesve dhe profesorëve. Qëllimi i reformës arsimore është të formojë dhe të zhvillojë te nxënësi dhe studenti njohuritë, aftësitë dhe shprehitë e duhura për një qytetar produktiv”, tha dje ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, me rastin e ditës kombëtare të mësuesit, 7 Marsit. Fundi i semestrit të parë të këtij viti shkollor përfundoi me grevën në arsim. 38 mijë mësues kërkuan rritje pagash nga 15 për qind deri 30 për qind, sipas përvojës dhe vështirësisë. Greva u ndërpre pas presionit të ushtruar nga Ministria e Arsimit. Mësuesit u kërcënuan me pushim nga puna. Në këto kushte, arsimtarët ndërprenë grevën, ndërsa Ministria e Arsimit premtoi se rritja e pagave të tyre do të planifikohet në studimin e pagave të buxhetorëve që do të përfundonte në fund të muajit shkurt. Dy javë më parë, pas një takimi me drejtuesit e Sindikatës së Pavarur dhe Konfederatës, Ministria e Arsimit premtoi se ky studim do të përfundonte në fillim të marsit. Sipas premtimeve të fundit të ministrit të Arsimit, mësuesit do të hyjnë në piramidën e pagave të buxhetorëve. Por, tashmë java e parë e marsit përfundoi dhe nuk ka asnjë zë mbi punën, që po bëhet për studimin e pagave. Ndërkohë, sindikalistët shprehen se po s‘erdhi përgjigje nga Ministria do të rinisin grevën. Megjithëse arsimi shqiptar është kritikuar vazhdimisht, së fundi dhe nga raporti i Bankës Botërore, në fjalën e tij .inistri Memushi është shprehur me superlativa mbi arritjet. Ai theksoi se arsimi shqiptar, edhe pse ka përjetuar këto vite vështirësitë e tranzicionit, ka shënuar arritje “në misionin e edukimit të brezave”. Më pas, ai ka përmendur investimet në restaurime shkollash, si garanci në zhvillimin ekonomik. Ndërsa, për sa i përket cilësisë, ai tha se është përgatitur strategjia afatgjatë e zhvillimit të arsimit parauniversitar për vitet 2004–2015, miratuar në Qeveri dhe të çertifikuar nga organizma serioz ndërkombëtar, sikurse është Banka Botërore. Sipas tij, në ndryshim janë dhe metodat e mësimdhënies në shkolla, që t’ju ngjallim fëmijëve shpirtin e kërkimit shkencor, nëpërmjet projekteve të pavarura, leksioneve të mbajtura nga ekspertët e ftuar, ekskursioneve mësimore. Brenda reformës së arsimit parauniversitar, vend kryesor do të zërë restaurimi i lidhjeve natyrore ndërmjet shkollës dhe komunitetit. Synohet që shkollat të fitojnë autonomi të lartë të menaxhimit dhe financimit. Roli i teksteve shkollorë në procesin e mësimdhënies-nxënies është i hapur për debat. Sipas tij, janë duke u reformuar dhe përshtatur proceset e hartimit të tyre, sipas modeleve të sigurimit të cilësisë, që ofrojnë vendet e BE. Në këtë mënyrë, pasi është zhvilluar konkurrimi i botuesve për tekstet e reja të klasës së 2 dhe të 6-të të arsimit 9-vjeçar, këtë javë do të shpallet dhe konkursi për tekstet e reja për klasën e 3-të dhe të 7-të. “Sistemi mësimor-edukativ që po reformojmë, synon jo vetëm të ruajë e zhvillojë kureshtinë intelektuale, por edhe të aftësojë nxënësit për të mësuarit e pavarur, të meduarit kritik dhe të kuptuarit e botës, për njohjen dhe pranimin e individëve të popujve të tjerë, për zbulimin e identitetit individual dhe përvetësimin e vlerave të përbashkëta evropiane e botërore”, citon ministri i Arsimit të gjitha vërejtjet e bëra deri tani nga ekspertët e arsimt. Ministria, në propozimin e iniciativës EFA (Arsimi për të Gjithë), ka identifikuar skemat e granteve për shkollat. Ndërkohë janë në proces informatizimi i shkollave profesionale, do të realizohen në kohë rikonstruksioni i Liceut Artistik, Shkollës Koreografike si dhe Shkollës së Mjeshtërisë Sportive. Si çdo vit, edhe këtë 7 mars, minsitri i Arsimit tha se sistemi arsimor kombëtar shërben si sektor shërbimi, i cili do të pajisë qytetarët e ardhshëm shqiptarë me njohuritë e nevojshme, me aftësitë e shkathtësitë e mjaftueshme, të edukuar dhe të përkushtuar për të realizuar planin kombëtar ekonomik të vendit. “Ai synon plotësimin e nevojave kombëtare të tregut të punës dhe aspiratat social-kulturore të popullit. Reforma arsimore do të ketë sukses, duke e zbatuar të gjithë së bashku, për një imazh më efektiv demokracie. Ajo do të krijojë një kulturë që secili të konsiderohet si pjesë përbërëse e qytetit apo fshatit global”, thotë ministri i Arsimit, Luan Memushi, duke cituar deklaratat e ndryshme të organizmave ndërkombëtar.
Mësuesja
“Duhet të na motivojë shteti, na motivon prindi”
“Unë nuk i porosisë nxënësit e mi për dhurata, pasi jam në gjendje ekonomike të mirë në familje, ndonëse kur më sjellin ndonjë gjë sigurisht që gëzohem. Por, mendoj se të bërit dhurata dhe të kërkuarit cop ka ardhur si rezultat i mungesës së motivimit për të punuar. Mungesën e shpërblimit me anë të një page, apo gjysmë page, që mund të jepte shteti, apo rritjen e pagës e zëvendëson shpërblimi që i jep vet nxënësi mësuesëve, ndonëse nuk është e drejtë”, thotë Edlira Bushati, mësuese gjuhë-letërsie.
Prindi
“Po s’i bëra dhuratë, s’kujdeset për fëmijën”
“Unë jam e detyruar që t’i bëjë dhuratë të shtrenjtë mësueses së vajzës. Një shoqja e vajzës kishte ditëlindjen para disa muajsh dhe ajo i solli mësueses një kuti me çokollata, pas disa ditësh e kishte ditëlindjen vajza ime, por nuk çova gjë. Vajza m’u ankua që shoqen e saj mësuesja e mban shumë afër, ndërsa atë s’e pyet më në mësim. Kështu që këtë herë jo vetëm i dhashë vajzës 500 lekëshin që kishte kërkuar mësuesja nga të gjithë nxënësit, por i bleva dhe një shall, pasi në të kundërt ajo nuk kujdeset më për time bijë”, thotë Mirjam Begaj, prind.
Dragoti
“S’është në traditë, por raport interesi”
“Çdo festë është emocion, është një ceremoni festive. Në pjesën ceremoniale bënë pjesë dhe dhurata. Prindërit kanë motive të ndryshme kur bëjnë dhuratë për mësuesen e fëmijës kryesisht është respekti, ka raste që është dhe interesi për të investuar diçka që ta përfitojnë në mënyrë tjetër, të notës për shembull. Ka raste që dhurata është një tufë me lule dhe kjo është shumë emocionale, por në raste të tjera dhurata është një send, një objekt veshje. Kjo nuk ka të bëjë me traditën e festimit. Nxënësit e kuptojnë se një mësues ka disa interesa më tepër se një tufë me lule, ka interesa materiale dhe ata i dhurojnë atë që mësuesi pret prej tyre. Jemi në një epokë, ku raportet ideale janë zëvendësuar me raporte të interesit material. Motivi tjetër është që nxënësi dhe prindi presin shumë nga mësuesi, duke menduar se sa më shumë të harxhohen për të aq më tepër do të shpërblehen nga mësuesi me punën e tij, vëmendjen dhe notën”, thotë psikologu Edmond Dragoti.