E Diel, 1 Nëntor 2026

Medalje për 25 mësuesit më të vjetër e më të mirë

08/03/2005  Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dje medalje dhe çertifikata mirënjohjeje për 25 mësues të dalë në pension, ose në prag pensioni, të cilët me punën e tyre disavjeçare kanë kontribuar për arsimin e kryeqytetit. Medalja e Mirënjohjes së Qytetit dhe Cerifikatat u dhanë me motivacionin “Për kontributin e shquar në edukimin e fëmijëve të komunitetit kryeqytetas, duke sfiduar vështirësitë e jetës së përditshme dhe mangësitë e sistemit tonë arsimor”. Medalja e parë iu dorëzua ish-mësueses dhe drejtoreshës së Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Allulli” Evanthi Cikos, pastaj gjithë mësuesve të tjerë me radhë. “Kjo që ne menduam të organizojmë bashkarisht me drejtoren e Arsimit, është një ceremoni shumë e thjeshtë, modeste dhe simbolike, e cila synon thjesht dhe vetëm të falënderojë një grup të vogël mësuesesh dhe mësuesish, të cilët me shumë përkushtim, përmes shumë vështirësish dhe hallesh, në një periudhë dhe karrierë të gjatë, kanë kontribuar denjësisht në miredukimin, në mirërritjen e fëmijëve dhe të rinjve të kryeqytetit”, tha Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›