Botuesit: Librat shkollorë do të shpërndahen deri më 1 shtator
Shoqata e botuesve ka sqaruar dje se librat shkollorë do të shpërndahen deri në datën 1 shtator, dhe jo deri më 15 gusht, pasi sipas tyre, ky është afati i përcaktuar në kontratat që kanë nënshkruar me Ministrinë e Arsimit. Pas mbledhjes së djeshme të kësaj shoqate, anëtarët dolën me një deklaratë për shtyp, në të cilën siguruan nxënësit dhe prindërit e tyre se librat do të shpërndahen deri më 1 shtator dhe kërkuan që të mos politizohet çështja e librave shkollorë.
“Të gjithë botuesit i kanë shtypur tekstet, sipas afatit të vendosur në kontratën mes tyre dhe MASH-it dt. 15. 08 2008, – bënë të ditur botuesit. – Jemi të bindur se ky proces do të mbyllet para afatit të parashikuar në kontratën e lartpërmendur, që është dt. 01. 09. 2008 dhe i sigurojmë të gjithë se procesi do të jetë i suksesshëm”. Për më tepër, ata shtuan se shpërndarja e teksteve ka filluar në kohë dhe se ajo po vazhdon me ritmin e duhur në të gjithë Shqipërinë.
Afatet
Politizimi
Por, theksin më të madh në deklaratën e botuesve e kishte kërkesa për të mos politizuar çështjen nga mediat dhe trajtimin me paanshmëri të shpërndarjes së librave. “Lutim mjetet e informimit, mediat e shkruara dhe ato vizive, ta mbështetin dhe ta pasqyrojnë drejt e me paanshmëri këtë veprimtari të botuesve. Kjo është hallka e fundit, përmbyllëse e një reforme të gjatë e të vështirë, por jo të pasuksesshme, nëpër të cilin po kalon liberalizimi i botimeve shkollore përmes altertekstit”, – deklaruan botuesit.
Ata madje hodhën hije dyshimi se në këtë rast kemi të bëjmë me një të pavërtetë që është servirur nga gazetat, radiot dhe televizionet. “Lutemi që ky proces të mos politizohet e të mos keqpërdoret si argument nga askush, pasi qoftë politizimi, qoftë dezinformimi, përhap të pavërtetën, cenon dhe fyen punën tonë të deritanishme dhe krijon shqetësime të panevojshme tek nxënësit, mësuesit dhe prindërit para fillimit të vitit të ri shkollor”, – deklaruan botuesit.
Reagimet
Prej ditësh, mediat kanë reaguar në lidhje me vonesat e librave shkollorë në tregjet e kryeqytetit dhe akoma më shumë në tregjet e rretheve. Kjo, pasi zëvendëskryeministri, atëherë ish-ministër i Arsimit, z. Genc Pollo, deklaroi se librat do të shpërndaheshin deri në datën 15 gusht, ndërkohë që në kontrata, shoqata e botuesve pretendon se afati ishte përcaktuar 1 shtatori.
“Pavarësisht nga mangësitë, tashmë është e qartë se reforma e teksteve alternative ka krijuar hapësira për botuesit për një konkurrencë dhe transparencë të drejtpërdrejtë në treg. Librarët, si pjesë e procesit, kanë krijuar rrjetin e librarive në çdo rreth dhe çdo vit e më shumë po investojnë për të modernizuar dhe funksionalizuar mjediset e tregtimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore”, – deklaroi shoqata e botuesve.
Aktualisht në treg mungojnë 21 tituj librash shkollorë.