Nis ikja e emigrantëve, “bllokohet” porti i Durrësit
Prej disa ditësh ka nisur në portin e Durrësit kthimi masiv i emigrantëve në vendet në të cilat ata janë rezidentë. Sipas drejtorit të doganës, Arben Ibroja, dhe shefit të Policisë Kufitare, Naim Manuka, “prej datës 19 deri me 25 gusht pritet edhe piku i fluksit. Kompanitë e lundrimit do të operojnë me dopio korso brenda 24 orëve”. Nga ana e saj, policia dhe dogana po punojnë me të njëjtin kapacitet përpunues sikurse vepruan gjatë ditëve të ardhjes së emigrantëve, pra me 13 sportele. Por këto institucione kanë marrë informacione në rrugë operative se trafikantët e drogës mund të shfrytëzojnë këtë situatë për të kaluar ngarkesa me pluhur të bardhë në drejtim të shtetit fqinj, Italisë.
Fluks pasagjerësh dhe automjetesh
Fluksi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre prej disa ditësh mbetet tepër i madh, por duhet thënë i përballueshëm nga policia dhe dogana e Durrësit. Një pjesë e mirë e emigrantëve, të cilët erdhën për të kaluar pushimet në vendin e tyre, thuajse i përfunduan ato. Sipas Policisë Kufitare, nga regjistrimi i datave të biletave rezulton se këtë javë do të nisë largimi i tyre për të kulmuar me datat 19 deri me 25 gusht. Për këtë qëllim janë vënë për rrugë nga ana e kompanive të transportit të cilat operojnë me portin e Durrësit 8 tragete në ditë të cilët kanë një kapacitet transportues prej 7 mijë pasagjerësh. Deri me datën 25 gusht biletat janë të rezervuara, pasi janë prerë me kohë vajtje-ardhje. Sipas një analize të realizuar nga ana e Policisë Kufitare, rezulton se 70% e pasagjerëve janë banorë këtej kufirit dhe 30% shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë. Rreth 78% e tyre janë rezidentë në Itali dhe 22% në vende të tjera të Evropës, si Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe gjetkë.
Gjatë periudhës 15 korrik deri më 14 gusht në portin e Durrësit u përpunuan mbi 130 mijë udhëtarë, pjesa më e madhe e tyre emigrantë shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës. Policia dhe dogana kanë marrë masa në mënyrë që i gjithë ky fluks njerëzor të përpunohet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të evitohen radhët e gjata. Elvis Kalamishi, kreu i komisariatit të policisë së portit detar Durrës u shpreh dje për “standard” se “ detyra është më e vështirë se në pritje. Ne tashmë jemi ata që nisim udhëtarë, ndaj na del shumë punë për kontrollin e tyre dhe të automjeteve me të cilët ata udhëtojnë”. Për këtë qëllim, këto institucione kanë ndërprerë lejet e zakonshme deri në përfundim të fluksit.
Problemet
Por problemet më të mëdha, të cilave u druhet policia, janë ato të trafikut të drogës dhe të klandestinëve. Sipas burimeve nga kjo polici, “ka informacione të siguruara në rrugë operative prej agjentëve të saj se gjatë kësaj periudhe piku do të ketë tendenca për të kaluar drogë dhe klandestinë matanë Adriatikut. Pluhuri i bardhë do të jetë me origjinë këtej dhe nga Kosova e Maqedonia”. Për zbulimin dhe sekuestrimin e tij do të ketë kontrolle të imta të automjeteve dhe të kamionëve në terminalin e trageteve. Vetëm pak ditë më parë në një kamion u zbuluan 5 klandestinë në karrocerinë e tij.