Mjekët apelojnë: Rikonstruksioni i rrugëve vonon urgjencat
Një person nga ana tjetër e telefonit i kërkon me gjysmë zëri ndihmë Urgjencës së Tiranës. Pas një “Alo urgjenca, ejani në X rrugë”, fillon edhe rrugëtimi i urgjencës për dhënien e ndihmës së shpejtë. Thirrja që kërkon jetë disa km larg, pret ardhjen e ambulancës, ndërsa kjo mund të ketë mbetur diku në gropat, apo në asfaltin e prishur të rrugëve të kryeqytetit.
Vonesa
Tirana po ndryshon fasadë dhe pjesë e këtij ndryshimi duket se nuk kanë mbetur jashtë as rrugët. Jo pak, por sipas Bashkisë së Tiranës, janë 62 rrugë në të gjithë kryeqytetin të cilat gjenden nën rikonstruksion. Si ato kryesore dhe ndërlidhëset me qytetin gjenden të fashuara me shirita të cilat tregojnë se janë të pakalueshme, pasi në to po punohet.
Murat Bala, shef i Urgjencës së Tiranës shprehet për “standard” se “tejet shqetësues është rikonstruksioni i rrugëve, i cili vonon deri në 6 minuta”.
Për të dhënë ndihmën e shpejtë, ambulancat duhet të rendin kryq e tërthor për të gjetur rrugë lehtësisht të kalueshme. Kjo vonon ndihmën dhe në të shumtën e rasteve bën që të aksidentuarit të dërgohen në spital me makina të rastit. Persona jo të specializuar japin ndihmën e shpejtë të aksidentuarve duke u shkaktuar atyre fraktura akoma më të rënda se vetë aksidenti.
“Nëse më parë arrije në Spital Ushtarak nga rruga e hyrjes deri tek spitali për 30 sekonda, tani që rruga është nën rikonstruksion e bëjmë për 6 minuta”, - shprehet Bala.
Sipas tij kjo është një ndër arsyet që urgjenca ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit për t’u shoqëruar me një polic në mënyrë që të hapet rruga dhe të arrihet dhënia e shërbimit të kërkuar.
Kaosit të rikonstruksioneve i shtohet edhe mungesa e korsive të urgjencës. Në të gjithë Tiranën e vetmja korsi e urgjencës është ajo nga sheshi “Rilindja” deri tek hyrja e Laprakës. Trafiku i rënduar që ka mbërthyer së fundmi të gjithë vendin, krijon probleme për dhënien e ndihmës mjekësore. “Çdo ditë ne ndeshemi me trafik tejet të rënduar. Është e domosdoshme të krijohen korsi për urgjencat”, - theksoi Murat Bala, shef i Urgjencës së Tiranës.
Këto parregullsi krijojnë vonesa në dhënien e ndihmës së shpejtë dhe ofrimit të shërbimit në kohën e duhur.
Urgjenca
Sipas Balës, ekipi mjekësor me të mbërritur në vendngjarje, vepron në varësi të gjendjes së pacientit, që kërkon këtë ndihmë me dy opsione: trajtim në banesë dhe në bazë të shkallës së gravitetit patologjik të pacientit, duke e dërguar atë në Spitalin Ushtarak për trajtim specifik ose në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Shefi i Urgjencës Bala, thekson se urgjenca është e profilizuar për dhënien e ndihmës së parë për personat që kërkojnë ndihmë, për familjarët e ndryshëm.
Gjithashtu, Urgjenca e Tiranës merr pjesë në të gjitha emergjencat civile që kanë nevojë për intervenime mjekësore.
Personeli mjekësor që shërben në këtë urgjencë përbëhet nga 27 mjekë, 21 infermierë, 2 sanitarë dhe 13 shoferë, të cilët janë në gatishmëri dhe shërbim të njerëzve për 24 orë. Urgjenca, stafi mjekësor i saj, është në shërbim 24 orë të gjithë qytetarëve të Tiranës, në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, numri i të cilëve arrin në 900 mijë deri në një milion banorë.