MASH: Nuk do të ketë radhë për librat
Tekstet shkollore të të gjitha klasave nuk do të mungojnë në asnjë nga pikat e shitjeve këtë vit, ndërsa bëhet e ditur se vazhdon furnizimi i librarive. Sipas MASH-it nuk kanë dalë në treg vetëm 21 tituj librash, pra deri më tani nga 426 tituj librash që janë në program, 405 prej tyre ndodhen në librari. Por, në ndrysim nga viti i kaluar, kur vonesa në shpërndarjen e librave shkollorë, shkaktoi kaos në furnizimin e nxënësve me tekstet, këtë vit, janë vetë prindërit ata që neglizhojnë, sipas shitësve të librave. Librashitësit thonë se interesi i prindërve është i dobët, duke paralajmëruar fluks në fillim të muajit shtator, dhe mundësi të përsëritjes së kaosit të vjetshëm.
Sistemi i ri
Sivjet u ndoq një sistem i ri për të evituar radhët e stërzgjatura. Këtë verë Ministria e Arsimit vendosi që materiali shkollor të hidhej në treg më shpejt se vitin e kaluar. Në këtë mënyrë, me një urdhër të posaçm të ministrit Beja, librat do të duhet të ishin në treg brenda pesëmbëdhjetëditëshit të parë të gushtit. E megjithatë, ky afat nuk u respektua nga disa prej shtëpive botuese.
Në total kanë qenë 30 shtëpi botuese që janë kontraktuar nga Ministria e Arsimit për botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore. “Këtë vit ndryshe nga të tjerët, synohet shmangia e radhëve të gjata të prindërve për të blerë librat” – deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, znj. Brikena Kollçinaku. Sipas saj, në dyert e çdo shkolle është shpallur lista e teksteve për çdo klasë, si edhe emri i librarisë ku do të furnizohet me këto libra.
Tregu i zi
Gjithashtu, Ministria e Arsimit bëri të ditur se të gjithë blerësit bashkë me librat duhet të marrin faturën tatimore nga shitësi dhe duhet t’i marrin librat vetëm me çmimin e afishuar në kopertinë, sepse vetëm kështu mund të kenë mundësi të rimbursohen nga shteti. Për këtë vit shkollor qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike dhe jopublike të arsimit bazë 310 milionë lekë për kompensimin e librave.
Falsifikimi i çmimit të librave shkollorë është bërë një dukuri e zakontë pothuaj çdo fillim sezoni shkollor çdo fillim sezoni shkollor çuditërisht libraritë nuk i disponojnë më librat me justifikimin e thjeshtë se “janë mbaruar”. Si pasojë e kësaj gjendjeje, nxënësit janë të detyruar që t’i marrin ato më një çmim të dyfishtë në tregun e zi. Deri më tani askush nuk ka vënë dorë për shmangien e kësaj dukurie edhe pse të gjithë e dinë apo mund ta mësojnë se ku mund të shkosh e të marrësh libra në treg të zi, ku me çmimin e librit abuzohet pambarimisht.