Ndotja, burim i mjaft sëmundjeve infektive në Shqipëri
Ndotja e mjedisit, që në vendin tonë është në nivele shqetësues, është bërë burim i mjaft sëmundjeve infektive. Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për ndërhyrje, ekspertë të shëndetit nuk dhanë asnjë shifër se në cilin nivel të ndotjes jemi. Në një aktivitet ndërgjegjësues, të organizuar dje për Ditën Botërore të Mjedisit, drejtuesi i Shëndetit Publik, Enver Roshi tha se ndotja është burim i mjaft sëmundjeve infektive në Shqipëri. Sipas tij, duhet ndërhyrje e institucioneve përkatëse, monitorim dhe sensibilizimi i çdo qytetari, për të mbajtur pastër mjedisin rreth tij. Ndërsa drejtuesja e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liliana Ramasaco tha se nevoja për sensibilizim është edhe përtej Tiranës, ku mjaft qytete të Shqipërisë kanë prezencë ndotjeje.