Bozdo Cilesi nga QKL-ja
Cilesia e sherbimeve te ofruara nga QKL-ja i kane dhene fund zvarritjeve te bizneseve dhe i kane hapur rruge transparences. zv.ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Eno Bozdo deklaroi se nga studimet e bera eshte konstatuar se cdo proces po zhvillohet ne menyre pozitive dhe se shpejti do te shtohet edhe shumellojshmeria e dhenies se licencave. Krijimin e Qendres kombetare te licensimit e ka percaktuar si mjaft pozitive edhe perfaqesuesi i USAID Andrew Maybrook i cili deklaroi se hapja e ketij institucioni ka ndihmuar biznesin ne vendin tone. Program i mijevjecarit qe ne kemi zbatuar ka dhene rezultate mjaft pozitive .Ka qene nje arritje mjaft e madhe dhe ndihmese hapja e sportelit me nje ndalese. Jane rezultate mjaft impresive dhe nje gje e tille eshte mjaft e vecante per vendin tuaj. Gjithashtu edhe sherbimi ndaj biznesit realizohet ne nje afat kohor mjaft te shkurter gje kjo qe sjell mjaft transparence. Tryeza e rrumbullaket e organizuar ishte ne vazhden e konsultimeve midis QKL-se dhe komunitetit te biznesit.