Bozdo: Privatizimi i OSSH, transparent dhe i suksesshëm
Zëvendësministri i Ekonomiksë, Eno Bozdo deklaroi se privatizimi i OSSH-së është bërë në kushte transparente. Ai vlerësoi se ky privatizim ka ndodhur në një kohë rekord, afërsisht 2 vjet, ndërsa koha mesatare e privatizimeve të ngjashme është më shumë se 4 vjet. Bozdo deklaroi se me anë të miratimit të Modelit të Tregut dhe të deklaratës Regullatore, është siguruar një politike sociale të fortë përsa i përket shtresave në nevojë dhe ekspozimit të tyre kundrejt rritjes së çmimit të energjisë.
Viti 2009 nuk do të njohë rritje çmimi, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC që vazhdojnë të jenë pronë publike, si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjeve të arkëtimeve që vetë kompania do të mundësojë, u shpreh Bozdo, duke shtuar se çmimi i shitjes se OSSH-së, është çmimi më i mirë i shitjeve të ngjashme në rajon. Në kontratën e shitjes janë të parashikuar me hollësi elementet rregullatorë si p.sh detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar 17% humbjet në periudhë 5 vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1% për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milion euro për sistemin e shpërndarjes, deklaroi Bozdo. Sipas tij. privatizimi i suksesshëm i OSSH nuk mund të gjykohet si një akt i veçuar. Ky sukses i ka rrënjët në reformën madhore të bërë nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik. Pa bërë reformë, asnjë privatizim nuk do të ishte i mundur, tha Bozdo. Zv/ministri Bozdo vlerësoi se Ministria e Ekonomisë mundësoi furnizimin 100% me energjie elektrike të popullatës, duke iu mbajtur parimit se energjia që mungon është energjia më e shtrenjtë. Sipas tij, në vitet 2002-2004, sipas vetë studimeve të ERE, qeveria e atëhershme, duke patur një prurje ujore më të lartë ka aplikuar ndërprerje në furnizim të popullatës. Ky proces ka qenë një proces model përsa i përket profesionalizmit, transparencës dhe përfshirjes të palëve të interesuara, tha Bozdo, duke vijuar se në konferencën e përpara disa ditëve në Varshavë të organizuar nga ERRA (ENERGY REGULATORS REGIONAL ASSOCIATIONS), nga konferencat ndërkombëtare më prestigjoze të sektorit, rasti i privatizimit të OSSH është relatuar nga përfaqësuesi i USAID, si një rast tipik i suksesit, nga i cili duhet të marrin shembull të gjithë vendet që synojnë të ndërmarrin reforma/privatizime të ngjashme. Ai tha se pjesëmarrja e sektorit privat në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, nëpërmjet kontratave shumë të suksesshme për ndërtimin e veprave të mëdha në kaskadat e lumenjve kryesorë të vendit, si dhe nëpërmjet ndërtimit të HEC te vegjël dhe të mesëm. Ne kemi mundur të nënshkruajmë kontrata për ngritje kapacitetesh me 1000 MGË, ndërsa në vitet 2002-2005, asnjë kontratë e tillë nuk është nënshkruar, u shpreh zv/ministri Bozdo.