Lushnje, Topalli: Së bashku do të vazhdojmë të rrisim mirëqenien dhe investimet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me gratë e Lushnjes, në vijim të turit Gratë për fitoren, premtoi se gjatë mandatit të ardhëm do të dyfishoj investimet dhe do të përgjysmojë varfërinë. Zonjat lushnjare shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Kryetares së Kuvendit e cila mori në mbrojtje të drejtat e grave, pjesëmarrjen e tyre në politikë e vendimmarrje si dhe kujdesit shëndetësor.
Topalli gjatë takimit ka vlerësuar nënat, gratë dhe vajzat lushnjare si mbështetëse të reformave në Shqipëri si dhe aleate të projektit Shqipëria po ndryshon. Gjatë fjalës Topalli është shprehur se në mandatin e ardhshëm, bashkë ne do të vazhdojmë të ulim varfërinë edhe në zonat malore ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim investimet. Ndër të tjera kryetarja e Kuvendit ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të maxhorancës për tiu vënë në ndihmë grave, të cilat luftojnë kundër kancerit, gratë që rrisin fëmijët dhe gratë që vuajnë nga dhuna në familje. Së bashku me ju ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, çdo burrë e grua të duhet e të trajtohet në mënyrë të barabartë, edhe çdo familje të ketë shpresën e një familje të fortë, tha kryetarja e kuvendit në fjalën e saj përpara grave të Lushnjes, u shpreh Topalli.