E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, Topalli: Shqiptarët do t’i nxjerrim nga varfëria



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi turin e saj në qytetin e Lushnjës, ku u prit nga qindra gra dhe të rinj. Në qendër të bisedave të Topallit ishte lufta ndaj varfërisë, nga ku premtoi se në mandatin e dytë varfëria do të përgjysmohet. Topalli iu referua raportit të fundit të Bankës Botërore, i cili shprehte se rreth 200 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria që nga viti 2005. “Në mandatin e ardhshëm, po të vazhdojmë bashkë, e ne do vazhdojmë bashkë, vendi ynë do të vazhdojë me rritje ekonomike pozitive. Në mandatin e ardhshëm, bashkë ne do të vazhdojmë të përgjysmojmë varfërinë edhe në zonat malore, ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale”, - premtoi Topalli. Nënkryetarja e PD-së premtoi njëkohësisht rritje pagash dhe investimesh. “Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim investimet, sepse investimet që kemi realizuar e nënshkruar, do të thotë më shumë rroga, do të thotë më shumë punësim për gratë, për bashkëshortët tuaj, do të thotë më shumë punësime për fëmijët shqiptarë”, - tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit sulmoi edhe kreun e PS-së, Edi Rama. Sipas saj, Rama premton fakte të kryera nga kjo qeveri. “Ne nuk u themi shqiptarëve se do të bëjmë gjëra që janë bërë fakt, ashtu siç bëri 5 ditë më parë Rama, kur premtoi pensione për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara, kur ata e merrnin atë. Kjo është tallje, kjo është cinizëm, kjo është e papranueshme”, - tha përpara banorëve të Lushnjës Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›