ZRPP: Hipoteka e banesave do të jepet brenda muajit dhjetor
01/11/2011 Kryeregjistruesi: Brenda 30 ditëve, subjekti ndërtues do të pajiset me hipotekë
Brenda 30 ditëve subjektet ndërtuese do të pajisen me hipotekën e pallatit. Kështu bën me dije Kryeregjistruesi Arben Qirjako, pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të 124 dosjeve për objektet, që morën lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës. Sipas Qirjakos, ky proces i hap rrugë menjëherë regjistrimit, i cili do të kryhet në më pak se një muaj, pra brenda 30 ditëve. Sipas zotit Qirjako, parashikohet se brenda muajit dhjetor do të mbyllet procesi i hipotekimit për 124 objekte, të cilat morën lejen e shfrytëzimit. Vetëm pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, firmosi dhënien e lejes së shfrytëzimit për 124 objekte, të cilat nuk ishin të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Bashkia e Tiranës verifikoi dhe plotësoi dokumentacionin tekniko-ligjor për këto objekte sipas ligjeve në fuqi, dhe i vuri në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim pajisjen e tyre me hipotekë. Janë mbi 3 mijë familje, të paktën 12 mijë qytetarë, në kryeqytet, që përfitojnë nga ky akt. Hipotekimi i apartamenteve në Tiranë ka qenë një nga premtimet zgjedhore të z. Basha dhe shihet si realizim i të drejtës themelore të pronësisë, por edhe një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Tiranës, duke pasur parasysh efektet që do të sjellë në treg çlirimi i këtij kolaterali.
Pronarët e pasurive në zonën Nr. 8240 në kryeqytet kanë 45 ditë afat për verifikim
Hipoteka fillon afishimin për 233 pasuri rreth Qytetit të Nxënësve
Rreth 233 pasuri përreth Qytetit të Nxënësve në kryeqytet do të afishohen sot publikisht për verifikim të regjistrimit fillestar nga Zyra e Pasurive të Paluajtshme. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. “Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8240, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre”, - theksojnë zyrtarë të ZRPP-së. Në këtë fazë është i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë personave që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. “Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen”,- nënvizojnë zyrtarët e ZRPP-së. Ky proces është falas për të gjithë personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.