E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat, Tafaj: Bashkëpunim me universitetet e huaja

Studimet e Doktoraturës do të ofrohen në bashkëpunim edhe me universitetet e huaja.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka bërë të ditur se për këto studime do të thirren pedagogët vendas që punojnë jashtë vendit dhe më tej do të ftohen profesorë të huaj për të dhënë eksperiencën e tyre. Këtë deklaratë kreu i Arsimit e ka bërë nga Universiteti i Elbasanit, me rastin e hapjes së Doktoraturës në Albanologji. “Kemi përvojë të kufizuar në Doktoraturë dhe na duhen programe cilësore nga universitete të huaja. Primare është nisja e negociatave për të thirrur profesorët shqiptarë që punojnë jashtë vendit dhe më pas të thërrasim edhe ata të huajt, për të dhënë mësim pranë universiteteve tona. Një rëndësi e madhe duhet t’i kushtohet edhe leksioneve me vidieo-konferencë”, - tha ministri Tafaj. Gjithashtu, ai ka kërkuar nga profesoriati CV me eksperiencë internacionale, ndërsa ka bërë të ditur se për ciklin e tretë të studimeve deri më tani janë akorduar 1300 të drejta studimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›