Bozo: 1 vit kohë për Fakultetet pa cilësi

18/03/2005 Drejtoresha e Agjensisë së Akreditimit raporton mbi cilësinë e Universiteve
Agjensia e Akreditimit të Shkollave të Larta po përgatit raportet e vlerësimit për çdo degë, të çdo fakulteti të Universiteteve tona. Dhe përfundimi problemet janë të të gjitha llojeve, qoftë nga ana e cilësisë, qoftë nga ana mungesës së pedagogëve me tituj e grada, si për sa i përket mungesës së dokumentacionit dhe nga ana administrative. Sipas këtyre raporteve disa degë do ta meritonin të mbylleshin, disa të tjera të kalonin një shkallë më poshtë. “Por, këto degë nuk mund të mbyllen menjëherë, ju duhet dhënë dhe njëherë shansi. Për këtë arsye ju kemi caktuar 1 vit kohë. Mbyllja nuk është shumë e lehtë, pasi shteti mban përgjegjësi për këta studentë, duhet të sistemoj ata në të tjera degë analoge. Dhe jo të gjithë studentët që janë nga rethi i Shkodrës mund të kenë mundësi ekonomike që të studiojnë në Tiranë, e anasjelltas”, thotë Dhurata Bozo, Drejtoresha e Agjensisë së Akreditimit të Shkollave të Larta, e cila i ngriti këto shqetësime dhe në seminarin mbi Procesin e Bolonjës. Si më të dobta ajo veçon degët e Infermierisë, të cilat gjithëse si nuk kanë të njëjtin nivel në çdo Universitet të rretheve. Bozo shpjegon se këto raporte vlerësimii janë dhënë çdo Universiteti, në këtë mënyrë ju bëhen të qarta mangësitë që kanë, pra aktualisht po ju vijnë në ndihmë. Ndërkohë që ka nisur dhe procesi i Bolonjës, përgatitja e kurrikulave. Agjensia e Akreditimit ka përgatitur indikatorët mbi bazën e të cilave bëhet një vlerësim.
Kontrrollet
Më pas me profesorët më të mirë të fushës, krijohet një grup. “Për shembull një është profesor që njeh mirë kurrikulat ekzistuedse, një ato evropiane, një tjetër njeh dokumentacionin që nevojitet, një administratën e me rradhë”, thotë Bozo. Ky grup bënë vlerësimin. Ndërkohë bëhen dhe sondazhe jo vetëm te pedagogët dhe administrata, por dhe te studentët. “Të gjithë studentët në të gjitha degët kanë shprehur të njëjtin shqetësim, mitmarrjen. Ne zakonisht nuk i lajmërojmë studentët kur shkojmë për të bërë sondazhe, pasi na ka qëlluar që pedagogët i parpërgatitin studentët, se si të përgjigjen.
Mitmarrja
Por, të gjithë studentët kanë nënvizuar mitmarrjen”, thotë Bozo. Ajo shpjegon se nuk drejtuesit e Universiteteve, nuk kanë vendosur rregulla se si të pengojnë mitmarrjen, dhe kur s’kanë vendosur barriera, nuk dhe se si ta mohojnë një fenomen të tillë. “Ne vëmë re se mungon dhe interesimi drejtuesëve të Universiteteve, Rektorëve dhe dekanëve për të vendosur rregulla”, thotë Bozo. E njëjta dukuri vërehet dhe tek mungesa e dokumentacionit, ose e rregulloreve.
Mungon dokumentacioni
“Mund të thuhet që dokumetnacioni mungon, pasi në Shqipëri nuk ekziston edukata e ruajtjes së një dokumenti, të një kohe më parë, por mund të thuehet se kjo humbje është dhe neglizhencë e qëllimshme. Për shembull kur shkuam vitin e kaluar te Shkolla e Lartë e Infermierisë, mungonte krejt dokumentacioni i pranimit të studentëve, i konkurseve, gjë që tregonte se në pranime kishte patur abizime. Kjo Shkollë u bë degë e Fakultetit të Mjekësisë, vërtet u ul statusi, por stafi është ndërruar gati krejt, fryma ka ndryshuar, gjë që ka rritur cilësinë e kësaj dege”, thotë Bozo. Kjo agjensi në fund të këtyre vlerësimeve, do të caktojë kategorinë e Universiteteve dhe degët ereja të tyre nuk do të hapen më me urdhër nga Qeveria,por në bazë tzë vlerësimit që bënë kjo agjensi.
Këshilli Drejtues,firmoset nga Nano
Agjensia e Akreditmit ka dhe këshillin e saj drejtues që përbëhet nga Prof. Farudin Krutaj(Kryetar), Prof. As. Mimoza Hafizi(Zv/kryetare), Prof. Shyqyri Llaci (Anëtar), Prof. Vjollca Ibro (Anëtare), Prof. As.Dhurata Bozo (Anëtar, Avokat Krenar Loloçi (Anëtar), Prof. As. Erlehta Mato (Anëtar), Prof. Vladimir Nika (Anëtar), Prof. As. Agim Muçaj (Anëtar). Vendimet i merr ky grup. Ndërkohë që kjo agjensi është e pavarur, grupi drejtues dhe kryetari firmosen nga Kryeministri Fatos Nano.