Studentët: Ne anashkalohemi
18/03/2005 Në konferencën e mbajtur këto dy ditë mbi procesin e Bolonjës nuk është ftuar asnjë organizatë studentore apo strukturë përfaqësuese studentore. E pranishme ishte vetëm një studente pa asnjë status dhe mandat në lidhje me kontributin mbi përfaqësimin studentor. Ky është një precedent, i cili shkel në mënyrë të hapur rekomandimet e procesit të Bolonjës, të cilat detyrojnë përfshirjen reale dhe jo atë të makiazhit të komunitetit studentor në të gjitha fazat e procesit të reformave në Arsimin e Lartë në Shqipëri. “Së dyti, është shumë e rëndësishme të theksohet se reformimi i kurrikulave nuk mund të bëhet duke marrë thjesht hua kurrikula perëndimore dhe do të mjaftonte që ato të përktheheshin në shqip. Eshtë shumë e rëndësishme që zhvillimi i kurrikulave dhe azhornimi i tyre me ato të standarteve Europiane duhet të bëhet duke i përshtatur në mënyrë natyrale me kurrikulat aktuale”, thotë Alban Nelaj, Kryetar i Qeverisë Studentore. Për këtë çështje nuk është thënë asgjë, nuk janë publikuar hapat dhe një kalendar i saktë dhe i detajuar se kur do të ndodhi çdo fazë.
Së treti nuk është bërë asnjë fushatë e vërtetë informimi ndaj komunitetit studentor si edhe ndaj pedagogëve për domethënien dhe mënyrën e implementimit të krediteve. “Nëse arrijmë që ta përfundojmë me sukses procesin e reformimit të kurrikulave atëherë, i cili do të jetë stafi akademik, i cili do të aplikojë (do të mësojë) këto kurrikula të modernizuara. Nëse do të jetë i njëjti staf aktual (nuk i referohemi personave por nivelit akademik dhe pedagogjik të tyre), atëherë impakti i prituar nga ky reformim nuk do të duket gjëkundi”, thotë Nelaj.