E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafikimi i të miturve në Evropë, konferenca në Tiranë

18/03/2005  Trafikimi i të miturve për përdorime seksuale në Europë, është një problem që kërkon më shumë vëmendje nga të gjithë autoritetet dhe shoqëria civile në Europën Lindore dhe Perëndimore. Kërkimet në 8 vendet pritëse dhe 8 vendet nga të cilat nisen fëmijët kanë treguar se ndërmjet aktorëve të ndryshëm ka një mangësi informacioni dhe vëmendjeje për fëmijët viktima të trafikimit për qëllime seksuale si dhe mbrojtjes dhe kujdesit të veçantë për të cilën ata kanë nevojë. ECPAT Hollandë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA do të mirëpresë pas disa ditësh, Programin Europian të Trainimit mbi trafikimin e fëmijëve për qëllime seksuale. Takimi që do të zhvillohet në Tiranë dhe në Durres gjatë dy ditëve, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të Qeverisë dhe OJF-ve në vendet e Europës Lindore dhe Perëndimore, mbi çështjet e trafikimit të fëmijëve. Programi është financuar nga programi AGIS i Komisionit Europian, Fondacioni OAK dhe Body shop Foundation.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›