E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mirditori aksidentohet në Amerikë

18/03/2005  Një aksident në punë ka qenë fatal për emigrantin mirditorë me banim në Nju-Jork. Sandër Frrok Prenga, nga Munedha e Mirditës, ku më pas familja e tij bashkë me shumë familje të tjera janë spostuar për motive natyrale në fshatin Rrilë të Lezhës, ka humbur jetën në punë dje, më datë 14 mars 2005, duke lënë gruan e tij dhe jetimë dy djemtë në moshë të mitur, përkatësisht 9 vjeç dhe 3 vjeç. Në telefon nga Nju-Jorku mësojmë se komuniteti shqiptar ka shprehur solidaritet të pakursyer për t'i ardhur në ndihmë familjes në këtë moment zie. Sandri emigroi në SHBA në vitin 1999 dhe vendoset në qytetin e Nju-Jorkut. Ai me punën e tij arrinë jo vetëm të mbajë familjen, por të gëzojë respektin e të gjithëve si shqiptar dhe amerikan, ku me ndihmën e këtyre të fundit dhe punën e tij arrin të fitojë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Amerikë. Sipas të dhënave mësojmë se në përcjelljen e tij drejt vendlindjes po ndimojnë shumë bashkatdhetarë nga Nju-Jorku, Bostoni, Detroid, Çikago etj. Mësohet se po bëhet e mundur që i ndjeri të sillet në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›