E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha përshëndetet me ambasadorin rumun

19/02/2009  Takim lamtumire

Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha ka zhvilluar dje takimin e lamtumirës me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Rumanisë në Tiranë George Miku. Gjatë këtij takimi kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi Mikun për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministri Basha e quajti përvojën e Mikut në Shqipëri një aset të vyer në marrëdhëniet shqiptaro-rumune. “Eksperienca juaj dhe kontributi që ju keni dhënë besoj se do të pasurohen nga ambasadori i ri që do të vijë nga vendi juaj, të cilit do t’i japim të gjithë mbështetjen e duhur për realizimin me sukses të detyrës së tij si përfaqësuesi i lartë i shtetit rumun në Shqipëri”, - ka thënë Basha. Nga ana e tij Miku vlerësoi bashkëpunimin me Mistrinë e Jashtme të Shqipërisë, me ministrin Basha, ndihmën që institucionet shqiptare i kanë dhënë atij për të përmbushur detyrat e ngarkuara nga shteti dhe qeveria rumune. Ai premtoi se edhe gjatë kohës që do të jetë në Rumani do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve rumuno-shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›