E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazlliç,pyetet nga Prokuroria e Tiranës

Për herë të parë serbo-boshnjaku Damir Fazlliç dëshmon në Prokurorinë e Tiranës. Rreth ores 16.00 Damir Fazlliç është paraqitur në ndertesen e Prokurorisë ku është pyetur përreth 2 ore e 30 minuta nga prokurorët e çështjes Dritan Rreshka dhe Besim Cani. Pasi ka dhënë dëshmine e tij serbo-boshnjaku Fazlliç ka refuzuar të bëjë një koment lidhur me hetimin e kompanive të tij dhe është mjaftuar me një deklaratë të shkurtër. "Respektoj intitucionet e Shqipërisë. Ju përgjigja thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme", u shpreh Fazlliç. Kjo është hera e dytë që Damir Fazlliç vjen në Tiranë. Herën e parë ai mbërriti në kryeqytetin shqiptar për të dhënë një intervistë për televizionin Klan, dhe kjo vizitë u shndërrua në një përplasje të fortë mes Prokurorisë dhe ekzekutivit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›