E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama duhet të shkojë te partia e tij G99"

Kryetari i PS91, Petro Koçi, iu drejtua dje, përmes një letre të hapur, liderit të opozitës, Edi Rama. "Ti ke harruar që varrimi politik i mendimit ndryshe është varrimi i demokracisë. Se mendimi ndryshe është në fakt gjeneratori i lirisë", shkruan Koçi. Mendimi i lirë, vijon ai, s‘mund të jetë tjetër, veç mendim ndryshe! Liria e mendimit nuk llogarit shumicë dhe pakicë! "Të duhen votat e socialistëve. Kurrë nuk u ke qenë mirënjohës atyre. Ke menduar se e kanë pasur për detyrë të të japin karrigen e Kryeministrit të Tiranës", thotë Koçi. Ai vë në dukje faktin se, sipas tij, Rama s‘ka moral të shprehë një vlerësim politik për ish-kryetarin e tij dhe ish-kryeministrat që e ngopën me buxhete. "Ǒmund të presin ata, mijëra militantë që u rropatën, djersitën apo dhe u gjakosën në qendrat e votimit për të mbrojtur votat e demokracisë?", shtron pyetjen Koçi. Ai i bën thirrje Ramës të shkojë te partia G99. "E meritoni njëri-tjetrin. Ata e bënë detyrën! Luftuan Nanon dhe PS-në që të të bënin ty kryetar të madh. Që ti t‘i fusje në listë pastaj", nënvizon Koçi në letër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›